
Pasi prezantoi përbërjen e kabinetit të ri qeverisës, kryeministri Albin Kurtin e ftoi PDK-në që të nisin sa më shpejt propozimin për nënkryetar parlamenti dhe të mos humbasin kohë me procedura.
“Është e domosdoshme që të punojmë e të mos humbim kohë me procedura e me ndërskamca. E ftoj Partinë Demokratike të Kosovës, që të vijë sa më shpejt ta propozojë edhe ajo kandidatin për nënkryetar të Kuvendit dhe të punojmë bashkë me komisionin parlamentar”, deklaroi Kurti, duke shtuar se shteti dhe Republika u përkasin si mazhorancës, ashtu edhe opozitës. Versus.al

