
Plarent Ndreca ka zbuluar se ekziston një pushtet tjetër përveç atij që e ka marrë me votë.
Pushteti Gjyqësor.
Dhe tani, me entuziasmin e një fëmije që ka zbuluar një lodër të re, ka vendosur të na shpjegojë Montesquieu-n, Kushtetutën dhe ekuilibrin e pushteteve.
E lexon shkrimin e tij dhe të krijohet përshtypja se ke përpara një nxënës që ka gjetur një libër me figura dhe ndonjë shënim poshtë tyre, ka nënvizuar disa fjali me laps dhe tani kërkon të bëhet drejtor shkolle.
“KUR PUSHTETI POLITIK ABDIKON NDAJ ATIJ GJYQËSOR.”
Kaq ishte. Këtu fillon dhe mbaron drama. Përpara se të hysh në filozofinë e Montesquieu-s, duhet të dish të shkruash një titull. Por Ndreca nuk ka ardhur këtu për të mësuar shqip. Ai ka ardhur të shpëtojë Republikën. Me një fjali që të bën të kërkosh mësuesin e klasës së pestë.
Dhe çfarë republike do të shpëtojë Ndreca? Atë ku gjyqësori duhet të disiplinohet, por ai vetë nuk arrin të disiplinojë as pjesëmarrjen në seancat ku po gjykohet.
Ky është problemi i madh i këtyre njerëzve. Kur i shohin gjyqtarët dhe prokurorët, u dalin sytë përjashtë, u zgjatet gjuha dhe fillojnë të sillen si fëmijë që kanë parë një lodër të bukur në vitrinë. “Dua këtë! Dua atë! Pse nuk ma jepni?” Dhe kur nuk ua japin, shpikin një teori të re për rendin kushtetues.
Plarent Ndreca e ka shumë të lehtë të flasë për disiplinën e gjyqësorit. Në fakt është faji i gjyqësorit që ai mban akoma leksione dhe nuk ndodhet aty ku duhet. Megjithatë para se të disiplinojë gjyqtarët, të provojë një ushtrim të vogël me veten. Të shkojë në seancat ku po gjykohet ai. Të ulet në vendin e vet. Të dëgjojë çfarë thotë gjykata. Të përballet me çështjen e vet.
Pastaj, kur të ketë mbaruar ky ushtrim i thjeshtë, të ngrihet dhe t’i thotë Erion Veliajt të bëjë të njëjtën gjë.
Sepse është pak e çuditshme që një njeri që ka marrë përsipër të na shpjegojë si funksionon drejtësia, të mos e ketë kuptuar ende se seancat ku gjykohet vetë nuk janë një opsion dekorativ.
Por Plarent Ndreca nuk ndalet këtu. Ai na flet për “korporatizëm gjyqësor”, “vetëgjyqësi institucionale”, “vakum kushtetues” dhe “Republikë gjyqësore”. Fjalë të mëdha, shumë të mëdha. Aq të mëdha sa duket sikur i ka marrë nga një fjalor dhe i ka hedhur në shkrim me shpresën se dikush do të mendojë se është i zgjuar.
Është ai lloji i fëmijës që ka mësuar tri fjalë të reja dhe i përdor në çdo fjali. “Mami, ku është buka? Sepse kemi një vakuum kushtetues në kuzhinë.” “Babi, pse nuk më jep lekë? Sepse pushteti politik po abdikon ndaj atij gjyqësorë.”
Dhe pastaj pret duartrokitje.
Të shkruash për Kushtetutën nuk të bën automatikisht zbatues të Kushtetutës. Të përmendësh Montesquieu-n nuk të bën Montesquieu. Dhe të përdorësh fjalën “disiplinë” njëzet herë nuk të bën njeri të disiplinuar.
Sidomos kur ke harruar se drejtësia fillon nga vetja.
Ndreca duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë. Nuk mund të kërkosh disiplinë nga gjyqësori dhe të sillesh sikur rregullat janë bërë vetëm për të tjerët. Nuk mund t’u kërkosh gjyqtarëve të jenë të përgjegjshëm dhe pastaj të bësh sikur seancat e tua janë një detaj i parëndësishëm.
Dhe sa për shqipen, le ta lëmë Montesquieu-n të pushojë pak. Ai nuk ka faj që Ndreca e ka marrë në punë pa e pyetur fare.
Plarent, para se të shpëtosh Republikën, shpëto pak fjalinë. Para se të disiplinosh gjyqësorin, disiplino veten. Dhe para se t’i japësh Veliajt leksione për seancat, shko njëherë në të tuat.
Se deri tani, i vetmi pushtet që duket se po abdikon është ai i trurit ndaj lapsit.
Me gjithë argumentet që ne sollëm, Plarent Ndreca duket se vazhdon të shkruajë me ChatGPT.
/CNA
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me atë që e qua...
Këtë të diel po zhvillohet protesta qytetare kundër qeveri...
Avokati i pandehur i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim...
Gazetari Basir Çollaku, në një postim në rrjetet sociale ë...
Në njëzet shkolla në Shqipëri, kamerat nuk regjistrojnë më...
Në prag të festës së Lartësimit të Kryqit, Kryepeshkopi Jo...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me ...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës s...
Pas Fish City në Labinot-Fushë të Elbasanit, hartës së Shq...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në rrjetet s...
Vijon protesta e 105-të kundër qeverisë. Një pjesë e prote...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të situatës s...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar për marrjen...
Në kryeqytet mbahet protesta e 105 kundër qeverisë dhe ku ...
Ka nisur protesta e 105 kundër qeverisë ku kërkohet dorëhe...
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi ka folur d...
Diaspora ka mbërritur në kryeqytet për të marrë pjesë në p...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur më...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Vetëm dy javë pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, gjermanët ...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...