Bota shumëpolare, synimi strategjik i Kinës
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...

Vetëm dy javë pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, gjermanët në lindje të vendit përballen me një provë të re zgjedhore: më 20 shtator 2026, qytetarët e Berlinit dhe Mecklenburg-Vorpommern do të zgjedhin parlamente të reja në lande, me një mandat pesëvjeçar.
Në të dy landet, qytetarët që kanë mbushur moshën 16 vjeç kanë të drejtë vote. Në Berlin kjo ndodh për herë të parë në zgjedhjet e landit. Sondazhet tregojnë se situata politike në të dy landet është shumë e ndryshme. Por ato kanë një të përbashkët - formimi i qeverive të ardhshme në asnjërin prej tyre nuk do të jetë i lehtë.
CDU ka mbështetjen më të madhe në Berlin, megjithëse shumica dërrmuese e qytetarëve janë të pakënaqur me koalicionin aktual CDU/SPD.
Në Mecklenburg-Vorpommern, AfD-ja kryeson në sondazhe, por shumica e qytetarëve besojnë se qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga SPD-ja.
Në Berlin, kryeqytetin gjerman që ka edhe statusin e landit, zgjedhjet do të mbahen më 20 shtator. Rreth 2.5 milionë votues kanë të drejtë vote në zgjedhjet për parlamentin e landit.
Sipas sondazhit të fundit të opinionit të BerlinTrend, më shumë se tre të katërtat e të anketuarve (77 përqind) janë të pakënaqur me punën e qeverisë aktuale në land, e cila përbëhet nga CDU dhe SPD, dhe drejtohet nga (CDU).
Sipas të njëjtit sondazh, CDU është partia më e fortë me 21 përqind mbështetje, e ndjekur nga e Majta me 19 përqind. Ndërsa të Gjelbrit dhe AfD-ja janë të barabartë në vendin e tretë me nga 18 përqind secila. SPD ka 11 përqind të votuesve dhe BSW ka katër përqind.
Krahasuar me sondazhin e mëparshëm, AfD është forcuar me dy pikë përqindjeje, ndërsa CDU, të Gjelbrit dhe BSW kanë fituar secila nga një pikë. Në të njëjtën kohë, e Majta ka humbur tre pikë përqindjeje ndërsa SPD-ja ka rënë me një përqind, duke arritur një nivel të ri të ulët midis votuesve.
Çështja më e rëndësishme politike për berlinezët mbetet strehimi dhe qiratë e larta, të cilat pothuajse një e treta e të anketuarve i përmendin si një problem kyç. Shqetësimet në lidhje me migracionin, sigurinë dhe krimin po rriten gjithashtu.
Më 20 shtator, berlinezët do të zgjedhin edhe anëtarët e asambleve të 12 komunave të Berlinit. Qytetarët e Bashkimit Evropian gjithashtu kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, kështu që numri i votuesve është më i madh, duke arritur në rreth 2.75 milionë.
Më 20 shtator, qytetarët e Mecklenburg-Vorpommern do të zgjedhin një parlament të ri të landit me seli në Schwerin. Rreth 1.3 milionë qytetarë të këtij shteti në Gjermaninë lindore kanë të drejtë vote.
Që nga viti 2021, landi është qeverisur nga një qeveri koalicioni e SPD-së dhe Partisë së Majtë, e udhëhequr nga Kryeministrja Manuela Schwezig (SPD).
Schwezig, e cila konsiderohet si një nga politikanet më të njohura në Gjermani, drejtoi edhe qeverinë e mëparshme në Schwerin nga viti 2017 deri në vitin 2021 në një koalicion me CDU-në.
Sipas sondazhit të fundit, AfD gëzon mbështetjen e 35 përqind të votuesve, ndërsa Partia Social-Demmokrate SPD mund të llogarisë me 32 përqind të votave. E Majta mbështetet nga 11 përqind e të anketuarve, CDU tetë përqind, të Gjelbrit pesë përqind dhe BSW katër përqind. Për CDU-në, ky është rezultati më i ulët në sondazhe në historinë e këtij landi.
Sondazhet tregojnë se krahasuar me zgjedhjet e mëparshme në vitin 2021, AfD shënoi rritjen më të madhe. Në të njëjtën kohë, SPD humbi një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes së votuesve të saj krahasuar me rekordin prej pothuajse 40 përqind, të fituar pesë vjet më parë.
Pavarësisht kësaj, sipas një sondazhi të fundit, më shumë se gjysma e të anketuarve (56 përqind) besojnë se SPD duhet të udhëheqë prapë qeverinë e ardhshme të landit, ndërsa 31 përqind e mbështesin AfD-në.
Sipas sondazhit aktual, Manuela Schwezig mund të udhëheqë qeverinë edhe për një mandat të tretë, deri në vitin 2031. Kur u pyetën se për kë do të votonin nëse kryeministri do të zgjidhej drejtpërdrejt, 60 përqind e të anketuarve do të votonin Schwezig.
Sipas sondazhit, qytetarët veçojnë arsimin si problemin më të rëndësishëm në land. Ekonomia dhe migrimi janë në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa çështja e papunësisë po fiton gjithashtu rëndësi dhe tani është në vendin e katërt në listën e problemeve. Ruajtja e kopshteve falas, e cila është një nga politikat e njohura të qeverisë së landit, zë gjithashtu një vend të rëndësishëm në debatet politike. Këto sondazhe janë kryer para zgjedhjeve në landin Saksoni-Anhalt. Ndaj me interes priten edhe sondazhe të tjera ku do të shihet nëse këto zgjedhje kanë ndikuar në ndryshimin e renditjeve./dw
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikë...
Kuvendi i Kosovës zgjodhi sot qeverinë e re, të drejtuar n...
Kuvendi i Kosovës ka votuar për qeverinë e re dhe zgjedhje...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur pr...
Kazakistani ka testuar një mjet mbi kryeqytetin e vendit, ...
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka...
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurti si kandidat ...
Rusia ka lëshuar 453 dronë në drejtim të Ukrainës gjatë su...
Një zjarr ka shpërthyer në bordin e një anijeje pasi ajo u...
Pavarësisht mospjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Koso...
Seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës do të vijojë edhe...
Suedia do të mbajë sot zgjedhje të përgjithshme, të cilat ...
Një person ka vdekur dhe 102 të tjerë janë shpëtuar nga nj...
Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka zhvilluar mbrëmjen e so...
Zyrtarët në Francën veriore po hetojnë nëse dalja nga shin...
Arabia Saudite ka mbyllur një tubacion të rëndësishëm naft...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vënë në pikëpyetj...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Vetëm dy javë pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, gjermanët ...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...