Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vettingu në Polici, zyrtarët e lartë i shmangeshin kontrollit me lëvizje paralele, Ministria e Drejtësisë shqyrton draftin

Shkruar nga Newsbomb
Vettingu në Polici, zyrtarët e lartë i shmangeshin kontrollit me
Foto ilustruese

Për të mbyllur një boshllëk ligjor, ku zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit mund t’i shpëtojnë vettingut përmes transferimeve, i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë ndërhyrje në ligjin e rivlerësimit.

Sipas një relacioni të përcjellë në ministri, i cili aktualisht po shqyrtohet nga Drejtoria e Kodifikimit, kërkohet që procesi i vettingut të mos ndërpritet më kur subjekti lëviz nga detyra.

Në draftin e propozuar thuhet qartë se , lëvizja paralele dhe ulja në detyrë e subjektit ndaj të cilit ka filluar procesi i rivlerësimit nuk përbën shkak për ndërprerjen e procesit.

Me ndryshimin e kërkuar, trupa e vlerësimit fuqizohet që të vazhdojë verifikimet deri në një vendim përfundimtar, i cili duhet të jetë vetëm dy llojesh ose konfirmim në detyrë ose përjashtim përfundimtar nga Policia e Shtetit.

Pavarësisht shortit, lëvizjet e drejtuesve që duhet të kontrolloheshin kanë qenë të shpeshta, çka ka sjellë ndërprerjen e procedurave.

Kujtojmë se filtrat e kontrollit të zyrtarëve të policisë janë të trefishtë, si kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës për lidhje me krimin e organizuar dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese