Qendra e majtë në Suedi duket se është gati për fitore në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, të mbajtura këtë të dielë.

Sipas exit polle-ve, koalicioni i udhëhequr nga ish-kryeministrja Magdalena Andersson po triumfon ndaj kundërshtarit të qendrës së djathtë, kryeministri në largim, Kristerson.

Koalicioni i qendrës së majtë , i përbërë nga Socialdemokratët, të Gjelbrit dhe Qendra dhe e Majta, ka marrë  51.3% mbështetje. Ndërsa partia e ekstremit të djathtë, ‘Demokratët e Suedisë’, sipas sondazheve është ndalur vetëm në 17.2% të votave. 

Nëse parashikimet e sondazheve të daljes në zgjedhje konfirmohen, do t'i takojë Magdalena Andersson të nisë kosnultimet për formimin e qeverisë së re.

7 milionë qytetarë suedezë iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.