Një episod kurioz u regjistrua gjatë ndeshjes mes Sunderland dhe Arsenalit në Premier league angleze e fituar nga Topçinjtë me rezultatin 2-0.

Sulmuesit suedez që vetëm përpara pak kohësh zyrtarizoi lidhjen e tij me Ines Aguiar, duket i tërhoqi vëmendjen një tifozë e Topçinjve e pranishme në tribune dhe ai niset të shkojë drejt saj. Tifozja në atë moment me dorë bëri gjestin e telefonatës si për t’i thënë: ‘telefonomë’…

Në këtë pikë ndërhyn Kai Havertz që e tërheq prej fanele dhe e largon përpara se Gyokeres t’i afrohet akoma më shumë. Video u bë menjëhere virale në rrjetet sociale: ‘Havertz e shpëtoi, përndryshe do të flinte në divan’.

Top Channel