Çmimi i naftës/ Braçe “godet” Ramën: Duhet të jesh pa sy e mendje për të mos kontrolluar taksat
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj si...

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho, ka reaguar këtë të diel lidhur me diskutimet për ngritjen e një Muzeu Hebraik në qytetin e Vlorës.
Spaho shkruan në një postim në rrjetet e tij sociale se një nismë e tillë duhet parë pozitivisht, pasi në thelb nderon edhe më shumë vlonjatët dhe shqiptarët që janë përfshirë në një copëz historie të përbashkët me vende të tjera të Europës.
Sipas tij, kundërshtimet vijnë nga njerëz “të çmendur” dhe islamofilë të cilët harrojnë se Shqipëria nuk është Lindje e Mesme, rajon në të cilin Izraeli është e vetmja demokraci.
Postimi i plotë:
Ka kohë që debatohet për ngritjen e muzeut të hebrenjve në Vlorë.
Nuk kam dashur të shkruaj për këtë çështje, pasi mjaft të njohur të mi çuditërisht nuk e kanë parë pozitivisht këtë iniciativë dhe nuk kam dashur të debatoj me ta. Së fundmi, vë re që po kalohet një shkallë më tej; po organizohen protesta kundër ndërtimit të muzeut dhe iniciativa për ndërtimin e tij po konsiderohet çmenduri.
Në të vërtetë, të çmendur dhe islamofile duhet të quhen ata të cilët po i kundërvihen kësaj iniciative shumë të lavdërueshme, që i bën nder vlonjatëve dhe shqiptarëve. Vlora është një nga qytet-portet e Europës ku qindra vite më parë gjetën strehë çifutët, ashtu sikurse gjetën në Selanik, Spanjë apo vende të tjera. Nuk është turp për Vlorën, por është nder të ketë një muze të tillë, sepse ai do të pasqyrojë një histori të përbashkët të hebrenjve dhe shqiptarëve.
Në dallim nga shumë qytete të tjera në Europë ku u vendosën hebrenjtë, në Vlorë dhe Shqipëri ata jo vetëm u mirëpritën, por ndaj tyre nuk pati urrejtje, nuk u organizua asnjë pogrom dhe bashkëjetuan në paqe si të ishin e njëjta kombësi. Ne mburremi që në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore pati më shumë hebrenj se para luftës, dhe Vlora ka kontributin e saj të qenësishëm.
Nuk i kuptoj ata që ngrihen kundër ndërtimit të muzeut të hebrenjve. Çfarë pune u prish, ku bie ndesh me vlerat e shoqërisë vlonjate apo shqiptare, çfarë plagësh hap ky muze? Ne na mungojnë shumë muze, por ky nuk është argument që nuk duhet të kemi një muze hebre, të cilin vende të tjera pa një histori të tillë do të vraponin ta rrëmbenin. Nuk gjej asgjë racionale përveçse ndërhyrje ideologjike të islamit politik me bazë jashtë vendit tonë.
Të turpshme janë zërat që përhapin se Izraeli ka blerë Vlorën, se në Vlorë do të vendosen kolonë çifutë dhe marrëzira të tjera. Çfarë flisni morë të mjerë? Izraelin e respekton Amerika dhe e konsideron aleat të madh, kurse ne shqipot e vitit 2026 paskemi luksin t'i tregojmë derën!!! Po me kë të lidhemi, me Palestinën, me Katarin, me Iranin, me Libanin e Sirinë?
Shqipëria nuk është Lindje e Mesme. Ne kemi nevojë për sa më shumë aleatë si SHBA, BE, Izrael, Turqi dhe vende të tjera të cilat, si vend i vogël që jemi, të na gjenden në ditë të vështira. Bota nuk është vetëm paqe. Ajo është më shumë luftë sesa paqe dhe në të tilla raste duhet të kesh aleatë që i ka provuar historia. Asgjë nuk na lidh me Lindjen e Mesme dhe me asnjë shtet të saj; nga ata as kemi parë dhe as do të shohim ndonjë të mirë përveç shqetësimeve. Izraeli është e vetmja demokraci në atë rajon dhe ne duhet të jemi krah demokracisë dhe jo krah atyre që kërkojnë të zhdukin një shtet që të ngrihet tjetri./CNA
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj si...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të diel në Be...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës për Re...
Kryeministri Edi Rama së fundmi në një intervistë ka tregu...
Kryeministri Edi Rama në episodin e parë të sezonit të 7 t...
Ka nisur sot sezonin e shtatë podcasti “Flasim” i kryemini...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me takimin e zhvil...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se ...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kulturës ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur vendimin e...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet so...
Në 28-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kryetari i PD-s...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur tensionet ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me strukt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Kryeministri Edi Rama ka folur për hetimet e SPAK-ut dhe a...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me shpërthimin e ndodh...
Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi kanosi kushëri...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar një natë më parë...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Vetëm dy javë pas zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt, gjermanët ...
Nuk është e rastit që dy ngjarje që kanë Kinën në qendër, ...
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, planifikon të prezan...
Trenit që transportonte ish-kryeministrin e Mbretërisë së ...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...