Pas një armëpushimi 3 ditor, forcat ruse u rikthyen të sulmojnë Ukrainën me Kievin dhe infrastrukturën civile që ishte shënjestra kryesore. Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se nga ana e rusëve ishin 166 dronë 32 raketa kruiz dhe 2 raketa balistike të lëshuar, ndërsa 29 prej tyre ranë në territor.

Në Kiev sipas autoriteteve lokale u regjistruan 3 të vdekur dhe 16 të plagosur. Ukraina u kundërpërgjogj njësoj ndaj rusëve duke ndjekur strategjinë e kohëve të fundit, me dronët e raketat që hynë thellë në territor.

Një valë e madhe dronësh goditi rafinerinë e naftës Seratovin, e cilë pësoi dëme të konsiderueshme, ndërsa 10 persona u plagosën.

Pas fundjavës së negociatave me amerikanët, Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, u rikthye të flasë për bisedimet me ta dhe përpjekjet për ti dhënë fund luftës. Sipas tij puna vijon për të mundësuar një takim trepalësh mes rusëve ukrainasve dhe amerikanëve.

"Të gjithë do të punojmë për të përgatitur dhe lehtësuar zhvillimin e një takimi trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Nëse të gjitha palët do të bien dakord, do të dëshironim që ai të zhvillohej këtë vjeshtë, ndoshta që në shtator. Sa më shpejt të jetë e mundur, aq më mirë", tha Zelensky.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u deklaroi disa gazetarëve se dëshiron të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas 20 shtatorit, për të diskutuar mbi mbrojtjen kundërraketore të Ukrainës. Në qendër të takimit të mundshëm do të ishte, pra, forcimi i aftësive të Kievit për të interceptuar raketat ruse gjatë sezonit të dimrit.

Kremlini thotë se me delegacionin amerikan diskutuan realitetin e luftës dhe se ata janë shprehur kundër futjes së Ukrainës në NATO.

Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner i kanë përsëritur Moskës qëndrimin e presidentit Donald Trump, i cili përjashton anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe njeh realitetin në terren. Kjo ka shkaktuar një reagim pozitiv nga Moska, e cila dëshiron të vazhdojë dialogun. Deklaratat i dha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cituar nga agjencia Tass këtë të martë.