VIDEO/ Tragjedi në Turqi, autobusi aksidentohet dhe përfshihet nga flakët, 2 të vdekur

13 Shtator 2026, 22:20Bota TEMA
VIDEO/ Tragjedi në Turqi, autobusi aksidentohet dhe përfshihet nga

Një autobus ndërqytetas është përfshirë nga flakët në Turqi, pas një aksidenti të rëndë në Autostradën Veriore Marmara, në Stamboll.

Sipas raportimeve, autobusi, i cili udhëtonte në linjën Diyarbakir–Stamboll, u përplas me një kabinë pagese dhe menjëherë pas përplasjes automjeti shpërtheu në flakë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe ato mjekësore, ndërsa zjarri i fuqishëm vështirësoi përpjekjet për shpëtimin e personave që ndodheshin në autobus.

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje