Pas 2 protestave në zyrat qendrore te Bankers, banorët e Patos-Marinzës u mblodhën këtë të martë pranë puseve të naftës.
Konflikti ka nisur prej muajsh pasi Bankers kërkon të ndryshoje vlerën e qirase vjetore nga 400 mijë lekë, në 200 mijë lekë për dynym. Ata kërkojnë që cmimi i qirasë se tokave te mos ulet.
“Ne nuk ndalemi, do bllokojmë puset e naftës!. Paga e një kinezi është baraz sa 10 qera të tokave të banorëve, ndaj nuk e pranojmë këtë abuzim", tha një banor.
Një takim 10-minutësh me përfaqësuesit e Bankers nuk solli zgjidhje. Pas kësaj, protestuesit bllokuan për 30 minuta hyrjen e qendrës ë grumbullimit të naftës.
"Përfaqësuesit e kompanisë janë justifikuar me shpenzimet e mëdha që ka Bankers. Në këto kushte, banorët do të fillojnë bllokimin e aktivitetit", tha Aleksander Profka.
Nga ana tjetër, Bankers ka hedhur poshtë pretendimet se 800 kontrata kanë mbetur të papaguara. Kompania sqaron se po bëhen pagesat rregullisht ndërsa nga viti 2027 do ndryshojë çmimi. Sipas Bankers, çmimi historik prej 400 lekësh për m² eshte mbi vlerën e tregut dhe këtë e ka konstatuar Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Me sugjerim të kësaj agjencia shtetetore, kompania e naftes do të ofrojë për banorët, 200 mijë lekë/dynym. Ata kundërshtojnë duke paralajmëruar protestën e radhës të enjten.








Komente
Komento