Konflikti në Lindjen e Mesme u përshkallëzua nga sulmet e rebelëve Huthi në Jemen të cilët sulmuan territorin e Arabisë Saudite.

Ata lëshuan një valë sulmesh me raketa dhe dronë ndaj objektivave në jug të Arabisë Saudite, ndërsa brenda Jemenit forcat qeveritare të mbështetura nga Rijadi kanë intensifikuar ofensivën kundër Houthive.

Autoritetet saudite deklaruan se sulmet Huthi prekën 5 zona civile dhe ekonomike. Sipas zëdhënësit të koalicionit saudit, sulmet kanë shkaktuar 73 të plagosur, përfshirë gra dhe fëmijë.

Dëmet më domethënëse u shkaktuan në një degë të gjigandit arab të naftës “Saudi Aramco”.

Houthët morën përgjegjësinë për sulmet dhe thanë se kishin zhvilluar një “operacion ushtarak të gjerë” kundër objektivave saudite. Grupi pretendoi se përdori dhjetëra raketa balistike dhe drone.

"Forcat e armatosura të Jemenit kryen një operacion ushtarak në shkallë të gjerë dhe me shtrirje të gjerë", tha zëdhënësi ushtarak i Huthëve, Yahya Saree.

Sipas tyre sulmi u zhvillua pasi prej ditësh autoritetet e Jemenit që mbështeten nga Arabia Saudite kanë ndërmarrë një operacion që ka lënë qindra të vdekur. Rebelët Huthi janë një grup rebelësh të mbështetur nga Irani.