Për herë të parë, Tirana bëhet pritëse e konferencës finale të rrjetit evropian COPYTREE, një nga platformat ndërkombëtare të bashkëpunimit shkencor në fushën e bioteknologjisë dhe shkencave bimore.
Konferenca “From lab to forest and orchard: Final Conference of CopyTree” zhvillohet më 14–16 shtator 2026, nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Acad. Prof. Dr. Skënder Gjinushi, dhe organizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Prof. Valbona Sota.
Rreth 160 studiues, akademikë, përfaqësues të industrisë, vendimmarrës dhe partnerë ndërkombëtarë do të mblidhen në Tiranë për të prezantuar rezultatet më të fundit shkencore dhe për të diskutuar të ardhmen e mikroshumimit të bimëve drunore, nga laboratori te pyjet dhe pemishtet.
COPYTREE, i financuar nga COST – European Cooperation in Science and Technology, bashkon një komunitet prej më shumë se 300 studiuesish dhe profesionistësh nga mbi 40 vende.
Shqipëria është pjesë aktive e këtij rrjeti përmes studiuesve nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës.













