I afërmi i deputetes së PS në Fier, plagos babain e ish-bashkëjetueses së tij

I afërmi i deputetes së PS në Fier, plagos babain e ish-bashkëjetueses së tij

22:33, 13/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një plagosje me çekiç ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec. Lajmi konfirmohet nga banorë të zonës, por edhe nga burime zyrtare të policisë Fier.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një person ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku është përfshirë në një debat me babain e saj.

Pas përplasjes verbale, konflikti ka vijuar në oborrin e banesës, ku autori dyshohet se ka marrë një çekiç dhe ka goditur babain e ish-bashkëjetueses.

I plagosuri Enver G., ka mbetur në oborrin e banesës, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

Familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe Policinë. I plagosuri në këmbë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacionit paraprak nga bluzat e bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Burime bëjnë me dije se autori dyshohet të jetë i afërm i një deputeteje të Partisë Socialiste në qarkun Fier, por kjo rrethanë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco