web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Territorialja” në Elbasan/ Rama zbulon çfarë ndodh me Cërrikun, Belshin, Librazhdin dhe Prrenjasin

13 Shtator 2026, 22:33, Politikë CNA

“Territorialja” në Elbasan/ Rama zbulon çfarë ndodh

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të diel në qytetin e Elbasanit, në vazhdën e konsultimeve publike mbi Reformën Administrativo-Territoriale.

Rama tregoi se çfarë ndryshimesh mund të sjellë bashkimi me bashkinë Elbasan i Cërrikut, Belshit, Librazhdit dhe Prrenjasit.  

“Ajo që unë mund t’ju them është që shqetësimet ose kundërshtitë janë njësoj simetrike me shqetësimet dhe kundërshtitë e vitit 2015, kur u bë reforma e parë administrative-territoriale.

Njëso

Të njëjtat frikëra, të njëjtat dyshime, ngurrime, dhe sot, tani është ndryshimi që bashkohen bashki, nuk bashkohen komuna - bashki.

Koha tregoi që ishin frikëra dhe dyshime të pabazuara, sepse të gjitha komunat përfituan më shumë nga bashkimi.

Të gjitha shifrat tregojnë që investimet u rritën dhe, në tërësi, shërbimet u përmirësuan.

Parafytyrimi që këto bashki ekzistuese do të kthehen si njësi administrative që keni aktualisht është i gabuar, sepse nuk do të bëhen njësi administrative.

Pra, në qoftë se Prrenjasi do të bashkohet me Librazhdin, Prrenjasi nuk do të jetë njësi administrative e Bashkisë së Librazhdit.

Ashtu sikundër Cërriku dhe Belshi, duke u bashkuar me Elbasanin, nuk do të jenë njësi administrative të Elbasanit. Për këtë arsye është krijuar qyteti si njësi administrimi.

Pra, është bashkia, është qyteti, pastaj janë njësitë administrative. Dhe faktikisht raporti midis qytetit dhe njësive përkatëse administrative do të ruhet në funksion të mirëkoordinimit të shërbimeve, etj., etj.

Asnjë nga shërbimet ekzistuese nuk do të shkurtohet.

Faktikisht, bashkitë ekzistuese kryejnë shumë më pak funksione sesa duhet të kryejnë dhe qëllimi është që të rritet kapaciteti për të kryer më shumë funksione”,-tha Rama./CNA 





Lajmet e fundit nga