Juventusi ka pësuar një humbje dramatike 3-2 ndaj Sassuolos, në një ndeshje spektakolare të “Serisë A”.
Vëmendjen kryesore e mori Edon Zhegrova, i cili ishte protagonist absolut për bardhezinjtë duke realizuar dy gola.
Sulmuesi nga Kosova tregoi edhe një herë aftësitë e tij në repartin ofensiv dhe mbajti Juventusin në lojë deri në fund.
Pavarësisht paraqitjes së jashtëzakonshme të Zhegrovës, dy golat e tij nuk mjaftuan për t’i dhënë pikë skuadrës së Luciano Spallettit.
Sassuolo arriti të shënojë tre herë dhe në fund mori një fitore të madhe përballë Juventusit.
/vizionplus.tv





