‘Nesër më shumë!’/ Mbyllet protesta e 106-të, protestuesit: Rama të japë dorëheqjen

‘Nesër më shumë!’/ Mbyllet protesta e 106-të, protestuesit: Rama të japë dorëheqjen

22:37, 13/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbyllur protesta e 106-të kundër qeverisë, pas disa orësh tubim dhe marshim në rrugët kryesore të Tiranës.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Në protestën e sotme morën pjesë edhe shqiptarë nga diaspora. Organizatorët deklaruan se qëndresa do të vijojë dhe paralajmëruan përshkallëzim të protestave.

Gjatë fjalimeve u bë thirrje për atë që protestuesit e kanë cilësuar si ‘javën e mosbindjes civile’, ndërsa u përsëritën mesazhet se protesta nuk do të ndalet dhe se kërkohet ndryshim politik.

Organizatorët njoftuan se protesta do të vijojë edhe nesër. Grumbullimi do të nisë në orën 18:30 në sheshin ‘Skënderbej’, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë.

Në fund të tubimit, protestuesit u larguan me thirrjen ‘Nesër më shumë!’, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës dhe marshimeve në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco