web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fund i çmendur dhe dramatik! Zhegrova shënon dopietë, por Juventusi humb pas 5 golave

13 Shtator 2026, 22:51, Sport CNA

Fund i çmendur dhe dramatik! Zhegrova shënon dopietë, por

Juventusi u mposht 3-2 nga Sassuolo në transfertë, në një ndeshje të çmendur dhe me fund dramatik

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova dhuroi një paraqitje fantastike për bardhezinjtë duke realizuar një dopietë personale.

Sulmuesi anësor u fut nga stoli në minutën e 60-të dhe doli në skenë duke shënuar dy gola në minutat 82 dhe 91.

Këto ishin edhe realizimet e tij të para me fanellën e Juventusit në Serie A.

Megjithatë, kjo paraqitje e shkëlqyer e Zhegrovës nuk mjaftoi që torinezët të dilnin me pikë nga kjo transfertë.

Sassuolo kishte kaluar më herët në avantazh me Esposito-n në minutën e 65-të dhe Bowie në të 89-ën.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 94-t nga ish-lojtari i Juventusit, malazezi Vasilije Adzic.

Me këtë realizim dramatik në sekondat e fundit, Sassuolo vulosi fitoren dhe i la bardhezinjtë pa pikë.





Lajmet e fundit nga