Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, u bë shënjestra e radhës e barbarizmit politik të protestuesve mbrëmjen e së dielës Ndërsa ecte në rrugët e Tiranës me dy vajza, Balluku u bë objekt e sulmit me fyerje nga një grup protestuesish e ndoqën nga pas për disa minuta.
“O hajdute, o hajdute, o hajdute… Rama n’burg, Belinda n’burg… O hajdute, te cila vilë do shkosh, o hajdute?”, dëgjohen të thonë ata.
Kjo nuk është hera e parë që figura politike vihen në shënjestër të protestuesve. Më 8 shtator, teksa deputetja socialiste Iris Luarasi ishte në qendrën Topttani për të shkuar më pas drejt parlamentit, aktivistja Arvina Lleshi dhe disa persona të tjerë e ndoqën deputeten, duke e quajtur “hajdute” dhe duke i thënë se “nuk i përfaqëson gratë”.
Balluku është nën hetim nga SPAK. Fillimisht Belinda Balluku u mor e pandehur 31 tetorin e vitit 2025 vetëm për tunelin e Llogarisë, tender me vlerë 190 milionë euro. Përveç dyshimeve për shkelje të barazisë në tendera në 8 raste (Tuneli i Llogarasë, 6 lote të Unazës së Madhe dhe ndërtimi i rrugës Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana), për korrupsion e pastrim parash, Ballukut i është shtuar dhe një tjetër vepër penale, ajo e “mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë”.
Më 9 shtator Gjykata e Tiranës vendosi sekuestrimin e një vile, në Palasë, “në pronësi faktike” të Belinda Ballukut, por të fshehur edhe këtë herë nën emrin e ish futbollistit të njohur të kombëtares, Igli Tare. Vila, sipas Prokurorisë së Posaçme, është marrë në këmbim të të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, e shpallur fituese bashkë me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milion eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së madhe të Tiranës.
Më herët SPAK i kishte sekuestruar Ballukut edhe një tjetër vilë, po në bregdetin e jugut, në kompleksin “White Rock” në Dhërmi, edhe kjo e regjistruar në emër të Tares.
-
CFARE PARTIE ..PARTI QE MBRON HAJDUTET E PARAVE TE POPULLIT....DHE MOS HARRONI SHKONI E VOTONII PS QE NE 5 TE MENGJESIT..POPULL HAJVAN....
Përgjigju -
Nga pastruse ne greqi bohet zevns-kryeminstre ne albonistan e vjedh miliona euro we shum mir mund te ndihmojn pensionistet we jetojn si mos me keq. Keta jan kolldauket shqiptar.
Përgjigju -
Ohhh e shkreta... Qenka traumatizuar Shpejt ti japim një vilë tjetër të qetësohet
Përgjigju -
po ju qe e mbroni e keni serio? ajo do var e djeg ca ka ndertuar eshte prishur
Përgjigju -
Rrugaceri dhe degjenerim
Përgjigju -
Duhesh terheq zvarre bushtra plak
Përgjigju -
Ta hidhnin me mire te Lana te biem rehat, keto jane bande dhe jo hajdute.Tamam bande e organizuar
Përgjigju -
Gabim qe nuk e morren per brekesh e ta hidhnin ne kosh plehrash!!!
Përgjigju-
Sa mire mara i dika rregullat e ligjet kur duhen mbrojtur disa. Shih dreqi...
-
Nuk denohen dhe ofendohen personat pa u gjykuar sipas ligjit , kjo menyre tregon injorance nuk ka gjyqe popullore si ne kohen e Enverit .
-
Veprime rrugaqesh... Ku jemi ne qe te bejme gjyq ne rruge se edhe ne Afrike nuk.ndodhe kjo sjellje TURP...le te merret drejtesia me Ballukun dhe cilindo qe ka thyer ligjet.
-








Komente
Komento