Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti prezanton Qeverinë e re dhe programin 4-vjeçar: Pagë mesatare mbi 1000 euro, pensionistët që kujdesen për nipërit 100 euro shtesë

Shkruar nga Newsbomb
Kurti prezanton Qeverinë e re dhe programin 4-vjeçar: Pagë

 

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti ka prezantuar sot në Kuvendin e Kosovës kabinetin e ri qeveritar dhe programin për mandatin e ardhshëm.

Kurti tha se fokusi i qeverisë “Kurti 4” do të jetë ekonomia, prodhimi vendas, mirëqenia sociale, siguria, arsimi, shëndetësia dhe forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Vizioni ynë është punë për qytetarin dhe mbrojtje për familjen. Qeveria është shërbim për publikun, jo privilegj për pakicën”, tha Kurti.

Kurti deklaroi se në 5 vitet e fundit Kosova ka pasur rritje ekonomike mesatare 6%. Vetëm në 3-mujorin e parë të 2026-s, rritja ishte 5.4%. Ai premtoi se në mandatin e ri paga mesatare në sektorin publik do të kalojë 1 mijë euro në muaj.

Pika kryesore e programit social është dyfishimi i shtesave për fëmijët nga 30 në 60 euro nga 45 në 90 euro, në varësi të numrit të fëmijëve në familje. Kurti përmendi edhe mbështetjen për nënat lehona, që nga 1 korriku marrin 500 euro në muaj për 6 muaj.

Një risi është programi “Gjenerata për gjeneratë” ku pensionistët që kujdesen për nipërit dhe mbesat e moshës 13 deri në 36 muaj, kur të dy prindërit punojnë, do të marrin 100 euro shtesë në muaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese