Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City fiton derbin edhe me një lojtar më pak

City

Manchester Cityt nuk i ka penguar fakti që prej minutës së 23-të ishte me një futbollist më pak në fushë, për të shënuar fitore ndaj Manchester Unitedit.  

City në kuadër të xhiros së katërt të Premier Leagues angleze e fitoi derbin në udhëtim ndaj Unitedit me rezultatin 1:0. 

Sulmuesi i Cityt, Phil Foden, u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të goditjes ndaj Bruno Fernandesit. 

Goli i fitores për Cityn u realizua nga Erling Haaland në minutën e 60-të. 

Unitedi tentoi për ta barazuar rezultatin deri në sekondat e fundit, por nuk e arriti një gjë të tillë. Fitorja në fund shkoi për skuadrën e drejtuar nga trajneri Enzo Maresca. 

Për Cityn është fitorja e katërt radhazi. E zë vendin e dytë me 12 pikë. 12 pikë i ka edhe Arsenali në pozitën e parë. 

Ndërkohë për Unitedin ishte disfata e dytë. Ka edhe një fitore dhe një barazim. Renditet në pozitën e 13-të me katër pikë.


City në epërsi ndaj Unitedi, shënon Haaland

Edhe pse po luan me një futbollist më pak në fushë, Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Unitedit. 

Erling Haaland e realizoi golin e epërsisë për Cityn në minutën e 60-të.

Manchester United 0-[1] Manchester City - Erling Haaland 60'
by u/xggq in soccer


City me një futbollist më pak, ndëshkohet Foden

Manchester City ka mbetur me një futbollist më pak në fushë në derbin që është duke e zhvilluar ndaj Manchester Unitedit.

Sulmuesi Phil Foden u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 23-të. 

Foden u përjashtua nga loja për shkak të goditjes ndaj Bruno Fernandesit.

 



 

 

Premier League sqaron pse goli i Haalandit ishte i rregullt

4 o. më parë / 13 sht 2026 19:37
City

Goli i shënuar nga Erling Haaland ka shkaktuar shumë debat në rrjetet sociale. 

Sipas shumë tifozëve, goli i sulmuesit norvegjez për Manchester Cityn në derbin ndaj Manchester Unitedit, nuk duhej të llogaritej për pozitë jashtë loje. 

City fitoi me golin e Haalandit të shënuar në minutën e 60-të, ndonëse luajti pa Phil Fodenin prej minutës së 23-të, kur u ndëshkua me të kuq. 

Premier League ka dhënë sqarimin pse goli i Haalandit ishte i rregullt. 

“Incidenti – minuta 59. Erling Haalandi shënon për ta kaluar në përsi Man Cityn, por asistenti e ngrit flamurin për të sinjalizuar se norvegjezi është në pozitë jashtë loje. VAR-i e shikoi vendimin që goli nuk u pranua për pozitë jashtë loje dhe vendosi se Haalandi ishte në pozitë të rregullt dhe rekomandoi që goli të pranohej. VAR-i po ashtu vlerësoi se edhe pse ishte në pozitë jashtë loje, Enzo Fernandezi nuk e preku topin”, ka shkruar Premier League pas ndeshjes.