Florida, ndëshkime penale për kompanitë e chatbotëve pas hetimit mbi përdorimin e ChatGPT

14 Shtator 2026 | 05:44

Prokurori i Përgjithshëm i Floridës, James Uthmeier, po kërkon hartimin e një ligji që do të mundësonte ndëshkimin e kompanive të Inteligjencës Artificiale në rastet kur chatbotët e tyre lehtësojnë sjellje kriminale.

Nisma vjen pasi prokurorët shqyrtuan bisedat në ChatGPT të personit të akuzuar për sulmin e 17 prillit 2025 në Florida State University. Më 17 prill 2025, një sulm masiv me armë zjarri tronditi kampusin e Universitetit Shtetëror të Floridës, ku nje i ri vrau dy persona.

Sipas raportimit, përpara sulmit i dyshuari kishte bërë në ChatGPT disa pyetje shqetësuese që lidheshin me kampusin, pasojat ligjore të sulmeve në shkolla dhe vëmendjen mediatike që mund të merrnin ngjarje të tilla.

Uthmeier argumenton se autoritetet duhet të shqyrtojnë jo vetëm informacionin që mund të japin chatbotët, por edhe nëse kompani të tilla duhet të kenë mekanizma për të evidentuar situata që paraqesin rrezik serioz dhe për të mundësuar ndërhyrjen e autoriteteve.

Prokurori i Përgjithshëm ngriti gjithashtu çështjen e përgjegjësisë së drejtuesve të kompanive, duke kërkuar të përcaktohet se sa të vetëdijshëm janë ata për mënyrën se si funksionojnë sistemet dhe për rreziqet që mund të lidhen me to.

Propozimi ligjor nuk është hartuar ende, por sipas Uthmeier, masat që mund të shqyrtohen përfshijnë gjoba të mëdha, kompensim për viktimat, mbikëqyrje të urdhëruar nga gjykata dhe, në raste të caktuara, kufizimin e aktivitetit të një kompanie në Florida.

OpenAI ka deklaruar se siguria e komunitetit është një prioritet dhe se synon të veprojë ndaj rreziqeve serioze duke ruajtur njëkohësisht privatësinë dhe liritë civile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekskluzive/ Do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar politikat e partisë që...
21:49 | 13/09/2026

LVV dhe LDK me një emër për presidentin, deputeti Kraki: Bashkë i kemi numrat! Ju bëj thirrje që mos ta…

Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur e zhvillimet...
21:04 | 13/09/2026

Trump kundërshton drejtuesit e OpenAI, Anthropic dhe xAI: Kush fiton garën e AI-së, fiton

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kundërshtuar thirrjet e drejtuesve të disa prej kompanive më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale për të ngadalësuar zhvillimin e modeleve...
20:43 | 13/09/2026