AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Investigime

I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA

Vizita në FSHF e të dërguarit special të presidentit Trump në Tiranë, Paolo Zampolli duket se lidhet me një përpjekje lobimi për rizgjedhjen e Gianni Infantino në krye të FIFA, edhe pasi Shqipëria tërhoqi zyrtarisht mbështetjen për të.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
2 minutes më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Investigime, Investigime
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
presidenti duka paolo zampolli ver re ndryshimin me foton e instagramit te zampollit 4

Më 8 shtator, i dërguari special i Presidentit të SHBA-ve për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli zhvilloi një takim të papritur me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Dy burrat pozuan duke buzëqeshur përballë pllakatës në hyrje të Federatës, e njohur si “Shtëpia e Futbollit”, ndërkohë që Zampolli veçoi me këmbëngulje me gishtin e tij tregues një emër mbi pllakë: Gianni Infantino, President i FIFA-s.

Edhe pse takimi u prezantua zyrtarisht nën petkun e “diplomacisë sportive”, BIRN mësoi se pas tij fshihet një mision lobimi.

Përtej rolit si i dërguar i Shtëpisë së Bardhë, Zampolli është një avokat i hapur dhe i zjarrtë i Gianni Infantinos dhe gjatë vizitës së tij në Tiranë, ai kërkoi mbështetje për rizgjedhjen e tij për një mandat tjetër 4-vjeçar në krye të FIFA-s.

Vizita e Zampollit në Tiranë u zhvillua në një moment delikat për kreun e FIFA-s, i cili po përballet me tërheqje të njëpasnjëshme të mbështetjes nga federatat europiane të futbollit për shkak të një propozimi të dështuar për shitjen e të drejtave të Kupës së Botës tek një konsorcium privat.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka tërhequr gjithashtu zyrtarisht në gusht mbështetjen e dhënë më parë për Infantinon për një mandat të ri në krye të FIFA-s.

Përfshirja e një të dërguari të Shtëpisë së Bardhë për të lobuar për kreun e FIFA-s e bën këtë vizitë kontroverse, pasi rrezikon të shkelë një nga parimet më strikte të statutit të futbollit botëror, ndalimin e ndërhyrjes së politikës shtetërore në pavarësinë e federatave.

Vetë Zampolli e përshkroi vizitën e tij në zyrat e FSHF-së me fjalët: “Diplomacia sportive ‘America First’ [Amerika e Para] në veprim”.

I pranishëm në takimin mes Zampollit dhe Dukës, Ilir Kulla, një  ish-këshilltar i lartë shtetëror dhe ekspert i sigurisë, pranoi se mandati i Infantinos kishte qenë pjesë e takimit, por shtoi se për këtë duhej të fliste kreu i FSHF-së.

“Ka një të vërtetë, por besoj që i takon Dukës,” tha Kulla përmes një mesazhi.

“Infantinon e kanë mik të përbashkët dhe është mik i Trump-it,” shtoi më tej ai.

E pyetur për lobimin e Zampollit në Shqipëri, FIFA mohoi përmes një zëdhënësi çdo përfshirje të mundshme të kreut të saj.

“Presidenti i FIFA-s nuk ka dijeni për këtë çështje dhe nuk i ka dhënë udhëzime askujt,” tha zëdhënësi.

Kreu i FSHF-së, Armando Duka ishte i paarritshëm për koment, ndërkohë që një zëdhënës i FSHF-së i tha BIRN-it se përsa i përket Infantinos, institucioni shqiptar mban të njëjtin qëndrim si qeveria europiane e futbollit: “Ne kemi qëndrim të unifikuar me UEFA-n.”

Mbështetje për Infantinon

presidenti duka takim paolo zampolli i derguari trump kulla (1)
Foto e takimit mes Zampollit dhe Dukës në FSHF.

Zampolli është një biznesmen italiano-amerikan, i njohur gjerësisht si mik i afërt i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe si njeriu që i ka prezantuar këtij të fundit bashkëshorten e tij, Melania.

Megjithatë, profili i tij publik ka pasur edhe hije dyshimi, teksa emri i tij është lakuar në media për shkak të përmendjes në rrethin e kontakteve të miliarderit të akuzuar për abuzime seksuale me të mitur, Jeffrey Epstein.

Përtej rolit si i dërguar i Shtëpisë së Bardhë, Zampolli është pozicionuar hapur përkrah Infantinos. Në një artikull të gjatë të publikuar së fundmi, “Faji i vërtetë i Gianni Infantinos: Hapja e futbollit ndaj botës”, Zampolli e mbron Infantinon si një kampion të vendeve të vogla që po lufton monopolin europian.

Në këtë material, ai argumenton se fushata kundër Infantinos është “shkëputur nga perspektiva dhe faktet” dhe thekson se faji i vërtetë i presidentit të FIFA-s është sfidimi i një ekonomie globale ku, Europa gjeneron rreth 70 për qind të të ardhurave dhe kërkon ta kthejë këtë sukses në një “mur që mbron privilegjin nga pjesa tjetër e botës”.

Zampolli është bërë edhe më herët lajm ndërkombëtar në lidhje me futbollin.

Para fillimit të Kupës së Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada që përfundoi në korrik, ai propozoi që Irani, me të cilin SHBA-të ishin në konflikt, të zëvendësohej në këtë garë nga Italia. Por  propozimi i tij u përqesh dhe u rrëzua, pasi nuk mbështetej në asnjë prej rregullave të lojës.

Përplasja mes UEFA-s dhe Infantinos

zampolli
Zampolli dhe Duka duke shenjuar emrin e Infantinos në pllakatën e godinës së FSHF. Foto: Instagram.

Përpjekja e të dërguarit të Trump-it për të siguruar mbështetje për kandidimin e Infantinos vjen si pasojë e një krisjeje të fortë mes UEFA-s dhe FIFA-s. Krisja erdhi pas propozimit të dështuar të Infantinos për strukturën e re të investimeve, e cila konsistonte në një plan për t’i shitur të drejtat e turneve të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës, te një konsorcium privat investitorësh në këmbim të miliarda dollarëve investime – një lëvizje që u kundërshtua ashpër nga komuniteti i futbollit për mungesë konsultimesh paraprake, duke e detyruar kreun e FIFA-s ta tërhiqte atë.

Pas kësaj përplasjeje, që erdhi menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës, UEFA dhe një sërë federatash pjesë e saj, përfshirë Gjermaninë, Anglinë, Francën dhe një sërë vendesh të tjera, tërhoqën mbështetjen për Infantinon.

FSHF iu bashkua këtij grupi më 6 gusht 2026, kur Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dërgoi një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, për t’i komunikuar tërheqjen e mbështetjes. Përmes këtij dokumenti, FSHF njoftonte revokimin e mbështetjes së dhënë më herët, konkretisht më 20 maj 2026, për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në krye të institucionit.

Në letër theksohej se vendimi ishte marrë pas “konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm”. Ndonëse FSHF përdori një gjuhë diplomatike në shkresë, tërheqja vjen në vijim të qëndrimeve të ashpra të federatave europiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s.

Në rrugë zyrtare, FSHF zgjodhi ta mbajë çështjen e lobimit jashtë vëmendjes së publikut, duke u fokusuar te njoftimet për diplomacinë sportive. UEFA refuzoi të përgjigjej, duke sugjeruar që pyetjet duhej t’i drejtoheshin Tiranës zyrtare.

Axhenda e ngjeshur dhe “Shteti Bektashi”

Gjatë vizitës në Tiranë, Zampolli nuk u mjaftua vetëm me futbollin, por zhvilloi një axhendë të ngjeshur takimesh me përfaqësues të institucioneve shtetërore, klerikë dhe drejtues të sportit.

Në daljet e tij publike, ai u përfshi edhe në debatin më të fundit gjeopolitik dhe fetar në vend, lidhur me çështjen tejet kontroverse të krijimit të “Shtetit Bektashi” brenda kufijve të Tiranës.

“Mendoj se është një projekt i shkëlqyer. E kam dëgjuar kryeministrin të flasë, dëgjova shenjtërinë e tij [kreun e bektashinjve] dhe njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar respekton vendimin e popullit shqiptar,” tha Zampolli për gazetarët pas takimit.

Kjo u pasua nga takime të tjera, duke përfshirë kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit si dhe zv. ministrin për Sportin me një axhendë zyrtarisht të fokusuar te partneritetet globale, investimet dhe diplomacia amerikane.

 

Etiketa: Armando DukaDonald TrumpFIFAGianni InfantinoIlir KullaLobimiPaolo ZampolliUEFA
presidenti duka paolo zampolli ver re ndryshimin me foton e instagramit te zampollit 4

I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA

06:54 | 14/09/2026
Pensionistët e Durrësit sfidojnë vitet mes valëve të detit 

“Bed & Breakfast”: Në Durrës, bizneset po heqin dorë nga numërimi i turistëve

07:47 | 13/09/2026
Rrjedh teza e Anglishtes në provimin e Maturës Shtetërore

‘PISA 2025’: Pasqyra e deformuar e suksesit të qeverisë me arsimin

08:31 | 12/09/2026
gjiri i lalzit

Qeveria jep 90 mijë m2 me 1 euro për investimin strategjik në Gjirin e Lalëzit

16:53 | 11/09/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Gjykata urdhëron Ministrinë e Financave që të zhbllokojë pagat e GJKKO

13:51 | 11/09/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Rama shkarkon ministrin e Brendshëm pa motivacion publik

11:43 | 11/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.