Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ditë me diell por edhe vranësira e reshje në zonat malore, sa do të shënojnë temperaturat këtë të hënë

Shkruar nga Newsbomb
Ditë me diell por edhe vranësira e reshje në zonat malore, sa do
Foto ilustruese

Për ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por edhe  dhe vranësira, të cilat do të jenë më të theksuara kryesisht në zonat malore.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, përgjatë relieve kryesisht malore në lindje, parashikohen zhvillime vranësirash kalimtare, të cilat mund të gjenerojnë reshje të izoluara dhe afatshkurtra shiu në formë pikash ose shtrëngatash të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi e të arrijë hovet e saj deri në 12 m/s.

 Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 1-2 ballë, duke garantuar kushte të qeta lundrimi. Temperaturat maksimale në ultësirën perëndimore do të kulmojnë deri në 28°C ose 29°C.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese