Protestë te Zogu i Zi/ Shoqërohen 10 qytetarë nga policia, disa prej tyre dhunohen me grushta
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 VID...
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 VID...
Dha alarm fals për bombë në shkollën "Edit Durham", arrestohet Edmond Jatagani 14 Shtator, 10:25 Bie numri...
Sot dita e 106-të e protestës, diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet revoltë masive 13 Shtator, 08:50 ...
Takimet për Reformën Territoriale/ Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor 13 ...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e vogla të duken të mëdha.
Rikthimi në shkollë ka një paradoks: arsimi publik është falas, por hyrja në të nuk është. Një vrojtim i çmimeve në Tiranë tregon se, nëse një familje duhet të blejë nga e para çantën, kancelaritë, atletet dhe një garderobë bazë, shporta e shtatorit mund të arrijë rreth 37,200 lekë për një fëmijë. Për dy ose më shumë fëmijë, fatura bëhet e kripur…
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e vogla të duken të mëdha. Një fletore kushton pak. Një laps po ashtu. Edhe një bluzë, e marrë veçmas, nuk duket si një goditje për buxhetin.
Por shkolla nuk nis me një fletore, një laps apo një bluzë. Ajo nis me një listë. Dhe listat kanë zakonin e pakëndshëm që, kur mblidhen, të prodhojnë një shifër krejt tjetër nga ajo që prindi kishte në mendje kur hyri në dyqan.
Në të njëjtën shportë përfundojnë fletoret, stilolapsat, lapsat me ngjyra, vizoret, kutia e lapsave, materialet e vizatimit, mbështjellëset e librave dhe dhjetëra artikuj të tjerë që kushtojnë nga disa dhjetëra deri në disa qindra lekë secili. Pastaj vjen çanta, zakonisht një nga blerjet më të mëdha të fillimvitit. Pas saj atletet, pantallonat, bluzat, veshjet sportive dhe, sipas shkollës, uniforma.
Dhe kjo është vetëm dita e parë. Rikthimi në shkollë nuk është një shpenzim i vetëm, por fillimi i një serie të vogël pagesash që vazhdojnë edhe pasi ka rënë zilja e parë. Një material që mësuesi e kërkon më vonë, një fletore tjetër, fotokopje, mjete për një projekt, një palë atlete që duhen vetëm për fizkulturë apo një veshje që mungonte në blerjet e para.
Në familjet ku ka dy apo tre fëmijë, këto shpenzime nuk shumëzohen gjithmonë në mënyrë të drejtwpwrdrejtw, sepse disa gjëra mund të trashëgohen nga njëri fëmijë te tjetri, por presioni mbi buxhetin rritet ndjeshëm.
Për një familje që mund të ripërdorë çantën e vitit të kaluar, të blejë vetëm disa rroba ose të presë uljet, kostoja mund të jetë dukshëm më e ulët. Për një tjetër, ku fëmija ka ndryshuar masën e këmbës, çanta është konsumuar dhe garderoba duhet rifreskuar, shtatori nis praktikisht nga zero. Kështu, kostoja e shkollës nuk përcaktohet vetëm nga çmimi i artikujve, por shpesh edhe nga ekonomia e ripwrdorimit.
Çanta nuk është më një çantë
Në tregun e artikujve shkollorë, diferenca mes asaj që është e nevojshme dhe asaj që duam, mund të matet me disa mijëra lekë. Çanta është ndoshta shembulli më i qartë. Te Ramovi’s, modelet e shkollës të publikuara online lëvizin rreth 1,200–3,000 lekë.
Te King Office, diapazoni zgjerohet, nga rreth 2,900 lekë për disa modele deri në 10,900–11,800 lekë për çanta me rrota apo modele të licencuara. Një çantë Seven e publikuar nga Zed kushton 6,990 lekë. Për përllogaritjen tonë kemi marrë 6,000 lekë si çmim orientues, një nivel që qëndron mes alternativave ekonomike dhe produkteve më të shtrenjta.
Hapësira e madhe mes 1,200 dhe afro 12 mijë lekëve tregon se çanta e shkollës nuk është më një produkt me një funksion dhe një çmim të përafërt. Në të njëjtën kategori tregtohen produkte që u drejtohen buxheteve dhe kërkesave krejt të ndryshme. Një familje mund ta zgjidhë këtë pjesë të listës me më pak se 2 mijë lekë, ndërsa një tjetër mund të shpenzojë pesë ose gjashtë herë më shumë vetëm për çantën.
Çmimi ndryshon sipas materialit, përmasave, ndarjeve të brendshme, strukturës ergonomike, pranisë së rrotave dhe aksesorëve shtesë. Por jo vetëm. Një pjesë e diferencës lidhet me markën dhe licencën. Personazhet e filmave dhe animacioneve, klubet sportive apo markat e njohura e zhvendosin produktin nga kategoria e një mjeti të zakonshëm shkollor drejt një artikulli ku paguhet edhe dizajni dhe emri.
Kjo ka ndryshuar edhe mënyrën se si blihet çanta. Për prindin, kriteret mund të jenë pesha, rezistenca dhe mundësia që të përdoret për më shumë se një vit. Për fëmijën, vendimi mund të nisë nga një kriter krejt tjetër: personazhi, ngjyra, modeli apo ajo që kanë zgjedhur bashkëmoshatarët. Në pikën ku takohen këto dy kërkesa përcaktohet edhe sa do të shpenzohet.
Për familjen, zgjedhja ka edhe një llogari tjetër: sa vite do të përdoret. Një çantë prej 6,000 apo 7,000 lekësh që reziston dy ose tre vite mund të rezultojë më ekonomike sesa një model më i lirë që duhet zëvendësuar çdo shtator. Por kjo llogari funksionon vetëm nëse çanta nuk bëhet e vogël, nuk dëmtohet dhe, ndoshta më e rëndësishmja për fëmijët, vazhdon t’u pëlqejë edhe vitin tjetër.
Fletoret janë të lira. Shporta jo
Kancelaritë janë shembulli më i mirë i aritmetikës së shtatorit. Një fletore 32-fletëshe kushton nga 25 lekë deri në 150 lekë, në varësi të cilësisë së flëtës dhe cilësisë së kapakut. Kuletat e mjeteve shfaqen rreth 1000-2500 lekë, ndërsa paketa me lapsa apo stilolapsa mund të kushtojë nga disa qindra lekë deri në rreth 1,200 lekë, sipas modelit dhe markës.
Pastaj vijnë ngjyrat, vizoret, kompasi, mprehësja, goma, ngjitësi, gërshërët, fletorja e vizatimit. Secili zë duket i parëndësishëm. Së bashku, jo. Në shportën orientuese të “Monitor”, kancelaria dhe materialet bazë llogariten në rreth 11000 lekë. Kur shtohen elementë të tjerë, rritet pesha e pagesës së prindërve për një fëmijë.
Por, pjesa më e shtrenjtë e kthimit në shkollë mund të mos jetë fare ajo që futet në çantë. Është ajo që vishet. Një vrojtim te shitësit e veshjeve dhe këpucëve sportive tregon se një bluzë për fëmijë shitet shpesh rreth 1,500-3,600 lekë, ndërsa një palë atlete për fëmijë te Sport Vision lëviz gjerësisht: nga rreth 3,600 lekë për modele Champion, në 5,500-7,900 lekë për modele Nike dhe deri në 10,900 lekë për disa modele të segmentit më të lartë. Për adoleshentët, kostoja përfshin lehtësisht atlete 6,500-10,900 lekë.
Dy fëmijë? Një problem tjetër
Për një familje që nuk ka nevojë të zëvendësojë çantën, atletet apo të gjithë garderobën, fatura mund të jetë dukshëm më e ulët. Pikërisht kjo është arsyeja pse 34,200 lekët nuk duhen lexuar si një shumë që çdo prind do ta paguajë. Ato tregojnë se sa kushton një “reset” relativisht i plotë për fillimin e shkollës, me produkte të segmentit të mesëm.
Për dy fëmijë, e njëjta shportë tejkalon 60 mijë lekë, pra është më shumë se sa një pagë minimale. Po ta krahasojmë me pagën mesatare në vendin tonë, e cila sipas INSTAT është 90.119 lekë, shporta për një fëmijë është ekuivalente me rreth 38% të pagës mesatare; për dy fëmijë, pesha arrin në rreth 76% të saj.
Mënyra më e drejtpërdrejtë për të ulur faturën e shtatorit mbetet ripërdorimi: një çantë, një palë atlete apo veshjet që mund të përdoren edhe një vit tjetër mund ta ulin ndjeshëm shportën. Ndërsa familjet përpiqen të blejnë vetëm atë që duhet zëvendësuar, për tregtarët “Back to School” është një nga sezonet e konsumit, ku ofertat, setet dhe produktet e licencuara synojnë ta zgjerojnë listën përtej nevojave bazë./Monitor
Foto ilustruse Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të ndalojë aplikimin e klauzolave të ndryshimit të tarifave,...
GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e cila nodhi në Greqi ku shqiptari Alket Rizai u përfshi në n...
Foto ilustruse ROSKOVEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku një i ri ka goditur me çekiç ish-vjehrr...
Alket Rizai GREQI- Alket Rizai, shqiptari i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare dhe një ish-bashkëpunëtor i Vassilis Paleo...
Pamje DIVJAKA- Divjaka po vijon protestën e saj kundër reformës territoriale e cila synon bashkimin e saj me bashkinë e Lushnjes. Kjo &...
Foto ilustruse ANGLI- Gazeta britanike Daily Mail vijon të ketë në fokus të shkrimve të saj shqiptarët të cilë...
Foto ilustruse TIRANA- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar lidhur me publikimin e disa artikujve në media, të cilë...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi"...
Qytetari TIRANA- Një qytetar tha se ndyshimi po vjen, duke theksuar se tashmë protestuesit kanë edhe mbështetjen e diasporës. Gjat...
Lush Susaj TIRANA- Profesori Lush Susaj ka dhënë një mesazh për prindërit dhe mësuesit në prag të fillim...