Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ish-dhëndri shkoi për t’u “sqaruar” me ish-bashkëjetuesen në Roskovec, godet vjehrrin me çekiç dhe zhduket pa lënë gjurmë

Shkruar nga Newsbomb
Ish-dhëndri shkoi për t’u “sqaruar” me
Foto ilustruese

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Ku sipas burimeve për mediat, një shtetas ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe pas një përplasje me babain e saj, dyshohet se e ka godiur me çekiç.

I plagosuri i identifikuar me inicialet, E.G është transportuar ne urgjencë në spitalin e Fierit, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se autori i ngjarjes kishte shkuar për t’u “sqaruar” me ish-partneren, dhe ende nuk dihet si ka agravuar situata në përdorimin e çekiçit.

Ish-dhëndri është larguar nga vendi i ngjarjes, teksa blutë kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese