
Sot nis viti i ri shkollor 2026-2027 në arsimin parauniversitar. Rreth 345 mijë nxënës në total do të ulen në bankat e shkollës me rreth 25 mijë prej tyre që nisin për herë të parë shkollën, numër që pëson rënie vazhdimisht.
Viti shkollor nis sot dhe përfundon më 18 qershor 2027, ndërsa për maturat më 4 qershor.
Risi për këtë vit janë kamerat inteligjente të vendosura në qindra shkolla me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve. Po ashtu edhe programi pas shkolle që pritet të aplikohet në 404 shkolla ku nxënësit deri në klasën e pestë do të qëndrojnë në shkollë edhe pas mësimit për të marrë dije dhe për t’u argëtuar në fusha të ndryshme. Versus.al

