Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 31°C në zonat bregdetare.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nuk parashikohen reshje. Era do të fryjë kryesisht me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore priten momente me intensitet më të fortë.
Në zonat bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 17°C deri në 31°C.
Në zonat e ulëta, temperaturat pritet të variojnë nga 15°C deri në 30°C.
Ndërsa në zonat malore, temperaturat minimale do të zbresin deri në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 25°C.
Në përgjithësi, dita do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, pa reshje dhe me temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.












