web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

GJKKO shqyrton sot zëvendësimin e masës së sigurisë së Metës

14 Shtator 2026, 08:15, Aktualitet CNA

GJKKO shqyrton sot zëvendësimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë këtë të hënë kërkesën e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta.

Seanca është përcaktuar të mbahet në orën 15:30. 

Meta ka kërkuar nga GJKKO zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë, me arsyetimin se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për ta mbajtur të izoluar.

Meta ndodhet në qeli që pas arrestimit të tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor 2024, nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë./CNA





Lajmet e fundit nga