Aksident i rëndë në Turqi, autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes. 2 viktima dhe 8 të plagosur (VIDEO)

14 Shtator 2026 | 08:19

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Veriore Marmara në Turqi ku një autobus që u përplas me barrierat e pagesës dhe më pas shpërtheu në flakë. Fatkeqësisht nga kjo ngjarje humbën jetën dy persona dhe u plagosën tetë të tjerë.

Incidenti ndodhi në zonën e pagesës në kryqëzimin Isıklar në lagjen Eyupsultan të Stambollit. Sipas raportimeve të medias turke, shoferi thuhet se humbi kontrollin e autobusit, duke bërë që ai të përplasej me barrierat.

Pas përplasjes , autobusi u përfshi shpejt nga flakët, ndërsa momenti i përplasjes dhe përhapja e zjarrit u filmuan nga një kamera sigurie.

Forcat e xhandarmërisë turke nxituan në vendngjarje, duke evakuuar autobusin dhe duke nxjerrë pasagjerët nga automjeti që po digjej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensionet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 100 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës e nisën javën me rritje këtë të hënën, me një fuçi që po tregtohet për mbi 100 dollarë, në sfondin e luftimeve...
08:13 | 14/09/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon se do të “eliminojë” këdo që i afrohet kreshtës Ali al-Taher në Liban

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, kërcënoi të dielën se do të “eliminojë” këdo që i afrohet kreshtës Ali al-Taher në Libanin jugor, duke thënë...
08:04 | 14/09/2026

Kandidatët ekstremistë francezë kryesojnë në garën presidenciale të vitit 2027

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, ruajti epërsinë e saj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe rivali i saj i ekstremit të majtë, Jean-Luc...
07:59 | 14/09/2026