Presidenti Begaj uron nxënësit për vitin e ri shkollor: E ardhmja është në duart tuaja, besoni te ëndrrat

14 Shtator 2026 | 08:24

Presidenti Bajram Begaj, u ka përcjellë një mesazh urimi mijëra nxënësve dhe mësuesve në të gjithë vendin me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor këtë të hënë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit thekson se shkolla është vendi ku të rinjtë jo vetëm marrin dije, por edhe përgatiten për të marrë përgjegjësi ndaj shoqërisë, vendit dhe të ardhmes.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj ka shprehur gjithashtu një urim të veçantë për fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, si dhe vlerësoi përkushtimin e mësuesve.

“Sot nis viti i ri shkollor për mijëra nxënës në të gjithë vendin.

Çdo vit, çdo ditë e re në shkollë është një mundësi për të mësuar, për të zbuluar, por edhe për të ëndërruar.

Shkolla nuk është thjesht një vend ku marrim dije. Është vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi, ku mësojmë të njohim botën, të njohim vendin tonë, të kuptojmë historinë e tij, të çmojmë kulturën dhe vlerat e të kuptojmë misionin që kemi për të ardhmen e tij.

Uroj të gjithë nxënësit, veçanërisht ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, të kenë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të bukur!

Një urim i veçantë për mësuesit, të cilët me përkushtim, durim dhe dashuri kryejnë një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme, për të cilën e gjithë shoqëria jonë u është thellësisht mirënjohëse!

Të dashur nxënës,

Besoni te vetja, besoni tek ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja. Ajo do të jetë më e mirë dhe është në duart tuaja!”, ka shkruar Begaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Viti i ri shkollor, Rama: Shkolla të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë përmes një postimi në “Facebook” ka uruar nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të vitit të ri shkollor....
08:07 | 14/09/2026

Ekskluzive/ Do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores

Deputeti i AfD-së, Tobias Teich i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar politikat e partisë që...
21:49 | 13/09/2026

Dita e 106-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Nga nesër grumbullimi në orën 18:30

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të diele në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 106-të. Si...
20:08 | 13/09/2026