107-të protesta, diaspora bashkohet me mijëra qytetarë në shesh: Rama jep dorëheqjen
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të hënë në Tiranë, ndërsa aksioni qytetar shënon dit&e...
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të hënë në Tiranë, ndërsa aksioni qytetar shënon dit&e...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, ku një shtetas dyshohet se është goditur me &ccedi...
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbetur sërish me ritme të larta në 10 vitet e fundit, dhe gradualisht po tejkalon va...
Moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 31&de...
Rikthimi në shkollë ka një paradoks: arsimi publik është falas, por hyrja në të nuk është. Një vrojtim i &cc...
Dashi Natyra juaj nuk do t'ju lërë në asnjë moment të bini pre e pesizmit, nuk do të thotë se si do të përballemi....
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...

Laçi ka mposhtur Vllazninë 2-0 në një derbi të tensionuar në Kurbin, ku ndeshja u ndërpre për shkak të incidenteve në tribuna dhe përfundoi pas plot 110 minutash lojë.
Kuqeblutë mbetën me 10 lojtarë, ndërsa arbitri Kreshnik Cjapi urdhëroi zbrazjen e një sektori të stadiumit përpara rifillimit të takimit.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me Vllazninë që krijoi rrezik që në minutën e parë përmes Mustës. Shkodranët patën më shumë kontroll të topit, ndërsa Laçi kërkoi hapësirat në kundërsulm.
Tensioni u shfaq që në pjesën e parë, kur një përplasje në fushë përfshiu edhe pankinat dhe loja u ndërpre për rreth dy minuta.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por ritmi dhe tensioni u rritën pas pushimit. Në minutën e 50-të, Laçi gjeti golin e avantazhit. Traore zbriti shpejt dhe pas aksionit topi përfundoi te Cena, i cili me një goditje të saktë mposhti portierin Avram për 1-0.
Momenti që ndryshoi ndeshjen erdhi në minutën e 71-të. Mehmeti i Vllaznisë u ndëshkua me karton të kuq të drejtpërdrejtë, vendim që solli protesta nga lojtarët shkodranë dhe drejtori sportiv Vioresin Sinani. Situata u tensionua më tej kur nga tribuna u hodh një send në drejtim të fushës.
Arbitri Kreshnik Cjapi ndërpreu ndeshjen dhe kërkoi që sektori problematik të boshatisej plotësisht përpara se loja të vazhdonte. Pas rreth 11 minutash ndërprerje, futbollistët u rikthyen në fushë dhe takimi rifilloi në minutën e 88-të.
Por Laçi nuk vonoi të godiste sërish. Vetëm pak çaste pas rifillimit, një harkim i Azizit gjeti Traoren në shtyllën e dytë dhe sulmuesi realizoi golin e dytë në minutën e 89-të, duke i dhënë skuadrës vendase avantazhin 2-0.
Për shkak të ndërprerjes së gjatë, u akorduan 19 minuta shtesë, duke e çuar kohën totale të ndeshjes në rreth 110 minuta. Vllaznia pati një mundësi të artë me Balajn në minutën e 90’+4, por ai nuk arriti të shënonte përballë portierit Guri.
Në fund, Laçi mori tri pikët në një nga ndeshjet më të tensionuara të javës së katërt të Abissnet Superiore, ndërsa Vllaznia u largua nga Kurbin pa pikë dhe me një lojtar më pak.
Napoli rikthehet te fitorja në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti Bolognan me rezultatin 1-0, duke i dhënë fund se...
Manchester City ka fituar derbin e Manchesterit në transfertë, duke mposhtur Manchester United 1-0 në Old Trafford. Skuadra e Enzo Maresca-s l...
Daniel Maldini, futbollisti i Cagliarit dhe djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldini, është përfshirë në një akside...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
Tottenham po kalon një start të vështirë të sezonit, pavarësisht investimit prej rreth 300 milionë eurosh në merkaton ...
Kimi Antonelli ka fituar edhe Çmimin e Madh të Spanjës në Madrid, duke marrë fitoren e tetë të sezonit dhe duke rritur nd...
Elbasani ka marrë tri pikë të rëndësishme në shtëpi, duke mundur Egnatian me rezultatin 2-1 në javën e katër...
Ish-sulmuesi legjendar i kombëtares spanjolle, Fernando Torres, ka vërtetuar edhe një herë se vazhdon të gëzojë një fo...
Valencia e ka nisur në mënyrë katastrofike sezonin e ri në La Liga. Pas 5 javëve të para të kampionatit, skuadra valenciane...
Barcelona ka marrë një tjetër fitore në La Liga, duke mposhtur Levanten me rezultatin 2-4 në transfertë, në një ndeshj...