SHBA nis takimet e G20-ës në Houston për “bollëkun e energjisë” mes krizës globale të karburanteve

14 Shtator 2026 | 08:38

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisin të hënën një sërë takimesh të G20-ës ku po diskutojnë për “bollëkun e energjisë”, edhe pse lufta e Presidentit Donald Trump kundër Iranit vazhdon të prishë tregjet globale të karburanteve.

Bisedimet pritet të zhvillohen deri të mërkurën në Houston, në shtetin amerikan të Teksasit, i pasur me naftë.

Në takime kanë marrë pjesë delegacione nga ekonomitë më të mëdha të botës, përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë dhe Gjermaninë. Pjesë e tyre pritet të jenë edhe prodhues të mëdhenj të naftës, si Kanadaja dhe Arabia Saudite.

Diplomatët rusë bënë të ditur të shtunën se edhe Moska do të dërgonte disa zyrtarë.

Prania e papritur e ministrit rus të Financave, Anton Siluanov, shkaktoi reagime në një takim të mëparshëm të G20-s, dy javë më parë.

Aleatët evropianë të Ukrainës shprehën zhgënjimin e tyre për vendimin e SHBA-së për të ftuar Rusinë, gjë që binte ndesh me përpjekjet për ta përjashtuar Moskën për shkak të luftës ndaj vendit fqinj.

Takimet në Houston zhvillohen në një kohë kur çmimet e naftës dhe gazit po rriten ndjeshëm për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, ndërsa Evropa po përpiqet të mbushë rezervat e saj të gazit përpara dimrit.

Një nga prioritetet e deklaruara të Uashingtonit, si mikpritës i G20-s, është zgjerimi i aksesit në energji të përballueshme, të besueshme dhe të sigurt. Megjithatë, furnizimet janë prekur ndjeshëm që nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit në shkurt.

Çmimet në pikat e karburantit janë rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara, ku çmimi i një galoni naftë dizel ka arritur një rekord të ri dhe tani kushton mesatarisht 6,20 dollarë, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilizmit (AAA).

Edhe benzina e zakonshme është 44% më e shtrenjtë se përpara luftës.

Lufta, e cila nuk gëzon popullaritet, dhe pasojat e saj kanë bërë që Partia Republikane e Trumpit të frikësohet nga një humbje në zgjedhjet afatmesme të nëntorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lyhet me bojë të kuqe statuja e Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA, autori ende i pa identifikuar

Një statujë e aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk u vandalizua në selinë e Turning Point USA në Phoenix të Arizonës. Statuja u gjet e lyer me...
08:37 | 14/09/2026

Aksident i rëndë në Turqi, autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes. 2 viktima dhe 8 të plagosur (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Veriore Marmara në Turqi ku një autobus që u përplas me barrierat e pagesës dhe më pas shpërtheu në flakë. Fatkeqësisht...
08:19 | 14/09/2026

Tensionet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 100 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës e nisën javën me rritje këtë të hënën, me një fuçi që po tregtohet për mbi 100 dollarë, në sfondin e luftimeve...
08:13 | 14/09/2026