Shpopullimi/ Në qarkun e Fierit më pak nxënës në banka! Shkollat në periferi e ato rurale drejt boshatisjes

Shpopullimi/ Në qarkun e Fierit më pak nxënës në banka! Shkollat në periferi e ato rurale drejt boshatisjes

08:27, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Viti i ri shkollor (2026 - 2027) nis sot (14 shtator)  me një tjetër sinjal të rënies demografike në zonat e bashkive të qarkut Fier. Të dhënat e ZVAP-ve tregojnë ulje të numrit të nxënësve në disa prej bashkive, ndërsa shkollat në zonat rurale vijojnë të përballen me regjistrime të ulëta dhe procesin e përqendrimit të nxënësve në shkollat qendrore.

Në Patos 200 nxënës më pak

Në Bashkinë Patos,  për vitin shkollor 2026–2027 janë regjistruar deri tani 1547 nxënës. Prej tyre, 115 janë në klasën e parë, 1206 ndjekin arsimin 9-vjeçar, 137 janë në klasën e dhjetë dhe 108 janë maturantë. Në total, arsimi i mesëm numëron 341 nxënës.

Krahasuar me vitin e kaluar, kur numri i nxënësve ishte rreth 1750, këtë vit rezultojnë rreth 200 nxënës më pak. Në Patos funksionojnë 2 shkolla të bashkuara, 1 shkollë të mesme dhe 6 shkolla 9-vjeçare. Në zonat ku numri i nxënësve është i ulët, vijon organizimi i klasave dhe shkollave varëse pranë institucioneve qendrore.

Në Roskovec 167 nxënës më pak

Në Roskovec, rënia është gjithashtu e dukshme. Numri i përgjithshëm i nxënësve këtë vit është 2051, ndërsa një vit më parë ishin 2218, pra 167 nxënës më pak.

Nga totali, 1501 nxënës ndjekin arsimin 9-vjeçar, ndërsa rreth 131 janë në klasat e para. Në arsimin e mesëm të lartë janë 205 nxënës në klasën e dhjetë dhe rreth 182 maturantë.

Në Roskovec funksionojnë 12 shkolla: 9 shkolla 9-vjeçare, 1 gjimnaz i bashkuar, 1 gjimnaz i përgjithshëm dhe 1 shkollë private që përfshin arsimin 9-vjeçar dhe gjimnazin. Për këtë vit nuk raportohet mbyllje shkolle, ndërsa të 11 shkollat publike janë pjesë e programit “Pas Shkolle”.

Në Fier shkollat në periferi bosh ose me pak nxënës

Në Mallakastër, të dhënat e disponueshme për vitin e kaluar  tregojnë 63 nxënës në arsimin fillor, 151 në klasat e dhjeta dhe 157 maturantë. Të dhënat e plota krahasuese për këtë vit arsimor nuk janë vënë në dispozicion, ndaj nuk mund të përcaktohet me saktësi ndryshimi vjetor për totalin e nxënësve. Mësohet se shkollat e bashkuara mbledhin nxënësit e zonave Fratar, Aranitas, Ballsh.

Ndërkohë, Bashkia Fier  Informacioni i disponueshëm tregon një tendencë të përqendrimit të nxënësve në shkollat e qytetit, ndërsa një pjesë e shkollave në periferi dhe zonat rurale janë boshatisur ose kanë numër shumë të ulët nxënësish. Kjo ka sjellë bashkimin e klasave kolektive dhe shkollave varëse me shkollat qendrore, ndërsa për nxënësit e zonave rurale parashikohet transporti drejt shkollave më të afërta nunuri total i mxënësve për bashkimë Fier  nuk i kalon të 18000

Pra, shifrat e këtij viti tregojnë një panoramë të qartë: më pak nxënës në Patos dhe Roskovec, presion demografik në zonat rurale dhe një përqendrim gjithnjë e më të madh të arsimit drejt qendrave urbane.

Shifrat

ZVAP Patos/ 
Për vitin shkollor 2026- 2027  ne institucionet arsimore (shkolla) ne bashkine Patos kemi te regjistruar deri tani 1547 nxënës:

Nxënës klasa e parë: 115 nxënës.

Nxënës në 9 vjeçare: 1206 nxënës.

Nxënës klasa e 10: 137 nxënës.

Nxënës maturantë: 108 nxënës maturantë.

Ne arsimin e mesem janë në total 341 nxënës të regjistruar deri tani.

Numri i shkollave qe funksionojnë të bashkuara, jane 2 shkolla te bashkuara, Sotir Çapo, Zharrez dhe shkolla e bashkuar "Mustafa Matohiti" e cila ka dhe shkolle vartesie Cikli i Ulet "Ofiçine".

1 shkolle e mesme "Zhani Ciko".

6 shkolla 9-vjeçare

Ne ZVAP Roskovec  për vitin aktual shkollor, numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar në institucionin tonë arsimor është 2051 nxënës.

➢ Cikli i arsimit 9-vjeçar numëron gjithsej 1501 nxënës, ku klasat e para llogariten rreth 131 nxënës.

➢ Arsimi i mesëm i lartë (gjimnaz) përbëhet nga 205 nxënës në klasën e dhjetë dhe afërsisht 182 maturantë.

➢ Ne total jane gjithesej 12 shkolla nga te cilat : 9 jane shkolla 9-vjecare, 1 gjimnaz i bashkuar, 1 gjimnaz i pergjithshem dhe 1 shkoll private(9-vjecare dhe gjimnaz). Ne kete vit shkollor nuk ka shkolla te mbyllura.

Ne “Programin Pas Shkolle” jane te perfshira te 11 shkollat publike. / Informoi gazetari i Syrit, Xhemil Beharaj/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco