Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Begaj MESAZH për nxënësit në këtë vit të ri shkollor: Besoni te vetja, tek ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja

Shkruar nga Newsbomb
Begaj MESAZH për nxënësit në këtë vit të ri
Nxenesit ne diten e pare te shkolles

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka uruar ditën e sortme nisjen e vitit të ri shkollor. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se çdo ditë e re në shkollë është një mundësi për të mësuar, për të zbuluar dhe për të ëndërruar.

Presidenti përcolli një urim të veçantë për nxënësit të cilët ulen për herë t ëparë në bankat e shkollës, duke u shprehur mirënjohës për të gjithë ata mësues të cilët me përkushtim, durim dhe dashuri kryejnë atë që ai e quan “mison fisnik”.

“Sot nis viti i ri shkollor për mijëra nxënës në të gjithë vendin.

Çdo vit, çdo ditë e re në shkollë është një mundësi për të mësuar, për të zbuluar, por edhe për të ëndërruar.

Shkolla nuk është thjesht një vend ku marrim dije. Është vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi, ku mësojmë të njohim botën, të njohim vendin tonë, të kuptojmë historinë e tij, të çmojmë kulturën dhe vlerat e të kuptojmë misionin që kemi për të ardhmen e tij.

Uroj të gjithë nxënësit, veçanërisht ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, të kenë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të bukur!

Një urim i veçantë për mësuesit, të cilët me përkushtim, durim dhe dashuri kryejnë një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme, për të cilën e gjithë shoqëria jonë u është thellësisht mirënjohëse!

Të dashur nxënës,

Besoni te vetja, besoni tek ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja. Ajo do të jetë më e mirë dhe është në duart tuaja!”, shkruan Begaj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese