web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas krizës në Ceuta/ BE, drejt ashpërsimit të politikave të emigracionit

14 Shtator 2026, 08:41, Kosova & Bota CNA

Pas krizës në Ceuta/ BE, drejt ashpërsimit të politikave

Komisioni Europian pritet ta ashpërsojë më tej politikën e tij të emigracionit pas krizës në Ceuta.

Zyrtarë të lartë të BE-së kanë treguar për mediat e huaja se ndryshime të rëndësishme parashikohet të miratohen në muajt në vijim dhe mund të shpallen nga Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Propozimi më drastik që po diskutohet aktualisht ka të bëjë me pezullimin e përkohshëm të rregullave të azilit në rastet e ardhjeve të papritura dhe në shkallë të gjerë.

Kjo do të nënkuptonte se vendet e BE-së nuk do të ishin më të detyruara të shqyrtonin kërkesat për azil nga personat që kanë hyrë në mënyrë të parregullt, në rrethana të ngjashme me ato të vëzhguara në Ceuta.

Sipas rregullave aktuale, çdo shtetas i huaj që ndodhet në një vend të BE-së ka të drejtë të kërkojë azil, pavarësisht mënyrës se si ka hyrë në Europë, dhe kërkesa e tij shqyrtohet në baza individuale.

Ky ndryshim po mbështetet nga disa shtete anëtare që kanë miratuar tashmë masa të ngjashme vitet e fundit./CNA 





Lajmet e fundit nga