Shpopullimi në qarkun e Elbasanit/ Viti i ri shkollor nis me më pak fëmijë në bankat e klasës së parë

Shpopullimi në qarkun e Elbasanit/ Viti i ri shkollor nis me më pak fëmijë në bankat e klasës së parë

08:53, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Viti i ri shkollor në qarkun e Elbasanit nis me më pak fëmijë që do të ulen në bankat e klasës së parë.

Gazetarja e Syrit Margarita Mëhillka raporton se aktualisht në ZVA Elbasan nisin klasën e parë 1050 nxënës, krahasuar me një vit më parë në klasë të parë ka 150 nxënës më pak të regjistruar.

. Nuk ka shkolla të mbyllura në ZVA Elbasan, ndërkohë në klasën X janë 1148 nxënës

Në ZVA Librazhd  nisin klasën e parë 173 nxënës, me një rritje të lehtë nga viti 2025-2026 dhe klasën e X 258 nxënës nga 165 një vit më parë.

Në ZVA Prrenjas viti shkollor 2026-2027 nis me rreth 60 nxënës më pak.

Do të nisin vitin shkollor në klasën e parë 175 nxënës nga 200 një vit më parë ndërsa nr i gjimnazistëve të klasën e X nuk ndryshon, 250 klasa e X.

Në ZVA Cerrik shënojnë një rënie të lehtë regjistrimet në klasën e parë.  Janë regjistruar për tu ulur në bangat e shkollës për herë të parë 139 nxënës. Në vitin 2026-2027 ishin 173.

Nga ana tjetër shënon rritje klasa e X. Për vitin 2026-2027 janë 115 nxënës në klasat e X në krahasim me 107 në vitin shkollor 2025-2026.

Në ZVA Peqin numri i nxënësve në klasën e parë është 101 këtë vit shkollor nga 95 që u regjistruan vitin e kaluar. Në klasën e X në Peqin po ashtu shënohet rritje. Nga 73 nxënës vitin e kaluar në 90 këtë vit shkollor.

Në ZVA Belsh ulet numri i nxënësve në klasën e parë, nga 101 në 93 këtë vit shkollor.  Klasa e dhjetë qëndron në të njëjtat kuota regjistrimesh 97 nxënës.

Në ZVA Gramsh është rritur numri i nxënësve në klasën e parë.

Këtë vit shkollor do të shkojnë në klasë të parë 145 nxënës nga 127 në vitin shkollor 2025-2026.

Po ashtu edhe klasa e X njeh rritje. Nga 146 një vit më parë në 166 këtë vit shkollor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco