Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gazetarët padisin SOT në Kushtetuese rregulloren e re të GJKKO-së: Kërkojmë pezullim deri në marrjen e vendimit

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarët padisin SOT në Kushtetuese rregulloren e re të
GJKKO

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka njoftuar se ditën e sotme, do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e cila kundërshton  rregulloren e brendshme të GJKKO-së. Përmes një deklaratë AGSH bëri me dije se fillimisht do të këkrojë pezullimin e rregullores dhe më pas shfuqizimin e saj si të papajtueshme me kushtetutën për sa i përket pjesës së medias dhe gazetarëve.

“Të hënën në orën 10:00 Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të pezulluar e më pas shpalljen antikushtetuese të rregullores së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sa i përket pjesës së mediave dhe gazetarëve”, njoftoi Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Kujtojmë se rregullorja e GJKKO-së ka hyrë në fuqi më 1 shtator ndërsa u publikua në fund të muajit korrik. Gazetarët, organizatat e mediave brenda dhe jashtë vendit e kundërshtuan atë ndërsa i bënë fillimisht thirrje GJKKO-së që të shtyjë hyrjen në fuqi dhe që paraprakisht të bëhen konsultime me gazetarët. Por kjo nuk mori një përgjigje nga GJKKO, duke njoftuar hyrjen në fuqi të rregullores.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese