Berisha në SHBA/ Mediu: Takime të nivelit të lartë, u diskutua korrupsioni, trafiku i drogës, mungesa e zgjedhjeve të lira

08:57, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zbardhur detaje nga vizita e liderit demokrat, Sali Berisha në SHBA, duke nisur nga pajisja e ish-kryeministrit Sali Berisha me një vizë 5-vjeçare, deri te tentativat për të përhapur lajme të rreme rreth udhëtimit.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Mediu tha se ftesa zyrtare erdhi nga Partia Republikane Amerikane dhe ishte adresuar për Internacionalen Demokratike.

Një nga detajet më të rëndësishme të kësaj vizite lidhet me vizën e marrë nga kryedemokratui Sali Berisha, për vizën zyrtare 5-vjeçare, me shumë hyrje, e cila është miratuar përmes autoriteteve amerikane.

Në document, sipas Mediut është heqja e sanksionit të mëparshëm, e nënshkruar përmes Sekretarit Rubio. Megjithatë, udhëtimi nuk nisi pa pengesa apo tentativa për diversion.
Pavarësisht se u përhapën lajme të rreme se aeroplani nuk ishte nisur drejt Uashingtonit për shkak të problemeve shëndetësore të Berishës, si një formë për të sabotuar vizitën, në SHBA, theksoi Mediu, delegacioni u prit me entuziazëm të madh nga diaspora shqiptare.

Mediu sqaroi se Ambasada Shqiptare në SHBA nuk ishte njoftuar për këtë vizitë, duke theksuar se institucioni diplomatik shpesh nuk mban një qasje të hapur ndaj aktiviteteve të opozitës.

Delegacioni zhvilloi bisedime të thella me zyrtarë të Kongresit dhe Senatit Amerikan. Një nga takimet kyçe ishte ai me kryetarin e Komisionit për Europën, kongresmenin Keith Self, ku u diskutuan çështje të nxehta si korrupsioni, kriminalizimi, trafiku i drogës dhe pamundësia për zgjedhje të lira në Shqipëri.

Kjo ka qenë një ftesë zyrtare nga Partia Republikane Amerikane, e cila i është adresuar Internacionales Demokratike, ku së bashku me zotin Berisha, dy partitë, Partia Demokratike dhe Partia Republikane, janë anëtare të bordit ekzekutiv. Dhe kemi qenë të ftuar zyrtarisht zoti Berisha për Partinë Demokratike, unë për Partinë Republikane dhe dy nënkryetarët, zonja Vokshi dhe zoti Bylykbashi. Dhe pastaj edhe përfaqësues të tjerë të opozitës të cilët u bashkuan në këtë rrugëtim. Dhe po ashtu ka pasur një ftesë zyrtare të ardhur nga Instituti për Lidership, i cili është një institucion i cili bashkëpunon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Partinë Republikane Amerikane por edhe me IDU-në.

Viza që ka marrë zoti Berisha ka qenë një vizë zyrtare, kaluar nëpërmjet autoriteteve amerikane, pesë vjeçare, ku në vizë shënohet qartë që do të thotë nënshkruhet një 'ëaiver', heqje e sanksionit i cili është dhënë përpara dhe ky sanksion është hequr nëpërmjet sekretarit Rubio. Kjo shkruhet në këtë vizë, pra është pesë vjeçare me disa hyrje. Që në fillim të udhëtimit tonë, në mes të udhëtimit, u ndeshëm me një lajm i cili do të thotë tentonte që padyshim të krijonte probleme gjatë vizitës sonë, ku thuhej që aeroplani nuk kishte nisur drejt Uashingtonit për fakte të problemesh shëndetësore të zotit Berisha, i cili ishte gjatë gjithë kohës biles shumë më i shëndetshëm se ne të tjerët. Dhe thjesht për të krijuar një lloj diversioni.

Jemi pritur në aeroport nga përfaqësues të diasporës me një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe pastaj kemi zhvilluar dy takime. Një takim i cili është zhvilluar me përfaqësues të diasporës në një formë darke, ku kanë qenë rreth 200-300 veta, me përfaqësues të cilët kanë një zë të rëndësishëm në politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në raport me interesin tonë kombëtar, siç ka qenë Elez Biberaj, Harry Bajraktari, por edhe ish-përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe i Kongresit Amerikan, David Phillips, i cili e njeh jashtëzakonisht mirë situatën në Shqipëri. Për të vazhduar pastaj me një takim i cili u përpoq të sabotohej në mënyrë të vazhdueshme nga disa njerëz do të thotë në marrëzinë e tyre, për të mos lejuar opozitën që të takohej me diasporën.

Dhe u bë një takim jashtëzakonisht masiv dhe entuziast, me një fjalë të zotit Berisha dhe me pyetje-përgjigje në një ngjyrim me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Më tej pastaj kemi udhëtuar drejt Teksasit. Dhe aktiviteti politik zyrtar, në fakt kemi vajtur dy ditë përpara se të fillonte konventa. Jemi pritur në aeroport nga përfaqësues të diasporës dhe jemi shoqëruar nga autoritetet e Dallasit me një shoqërim protokollar, domethënë të policisë, e cila na shoqëronte në të gjitha takimet që bënim. Ne nuk e kemi njoftuar ambasadën shqiptare. Biles, për më tej nuk do të thotë që ambasada shqiptare, domethënë ndonjëherë është qasur në aktivitetet politike të opozitës të paktën, pra të mos e ngarkojmë me atë që s'duhet. Pra nuk i kemi bërë njoftim edhe ne kemi vazhduar në aktivitetin tonë.

Dhe aktiviteti ynë ka synuar pikërisht do të thotë në një bashkëpunim të ngushtë me Kongresin dhe Senatin Amerikan. Dhe takimet që ne kemi zhvilluar përpara konventës kanë qenë takime jashtëzakonisht serioze, ku jemi, kemi diskutuar me përfaqësues të Kongresit. Në radhë të parë patëm një drekë pune me kryetarin e Komisionit për Europën, kongresmenin Keith Self, ku kemi biseduar në detaje për situatën e Shqipërisë, situatën në rajon, duke pasur parasysh dhe interesin që ai ka për rajonin, në mënyrë të veçantë për Kosovën, por edhe problemet që ka në Shqipëri. Ka zhvilluar disa seanca dëgjimore në Kongres dhe do të vazhdojë t'i zhvillojë përsa i përket problemeve që kanë të bëjnë me rajonin, por edhe me Shqipërinë, me çështjet e korrupsionit, me kriminalizimin, trafikun e drogës, pamundësinë për zgjedhje të lira të ndershme, problemet që ka në Kosovë, problemet që ka Lugina e Preshevës, sjelljen e qeverisë së Serbisë që është e ngjashme me atë të qeverisë së Tiranës.

Për të vazhduar pastaj me kongresmenin në një sesion, në një darkë, edhe një diskutim paraprak me të, i cili ishte i shoqëruar po ashtu me dy autoritete, njëri që ka qenë një nga veteranët e luftës domethënë, gjenerali Zampanta, mik i shumë i afërt i sekretarit Rumsfeld por dhe i presidentit Bush. Dhe me kandidatin për Senat në Virxhinia, zotin Hung Cao, i cili do të thotë është tashmë kandidat i republikanëve në garën për Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet që do bëhen në nëntor. Vazhduam më tej pastaj edhe me përfaqësues të tjerë, dhe padyshim një takim i rëndësishëm ishte takimi me kongresmenin Joe Ëilson, të cilin e takuam personalisht, pastaj bëmë edhe një drekë me komunitetin. Dhe vizitat që bëmë në komunitet tek qendra kulturore e diasporës shqiptare në Dallas, ka qenë një takim jashtëzakonisht, jashtëzakonisht i mirë domethënë, me njerëz të cilët kanë kontribuar dhe komuniteti i Dallasit është i veçantë se janë nga kontributorët më të mëdhenj në çlirimin e Kosovës.

Domethënë kam qenë pjesë e rrugëtimit në marrëdhëniet me ta për një kohë të gjatë. Për të vazhduar pastaj edhe me nderimin që u bë zotit Berisha në Mesquite, nga kryetari i bashkisë. Në fakt unë nuk isha pjesë e atij takimi sepse isha në takim me kryetarin e bashkisë së Irving, që është një nga bashkitë më të mëdha, edhe kështu u ndamë gjatë atij momenti. Më tej pastaj kemi vazhduar në Konventën Republikane. E kam thënë dhe e ritheksoj, që ne kemi qenë në pjesën më të rëndësishme të përfaqësuesve republikanë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kemi qenë në Freedom Lounge, e cila ishte lounge-i kryesor ku ishin përfaqësues të Senatit dhe të Kongresit. Dhe po ashtu ishin edhe përfaqësues të administratës amerikane. Kemi takuar disa senatorë, kemi takuar senatorin Lankford, kemi takuar Kevin Hern, kemi takuar senatorin Mike Rogers, kemi bërë një bisedë të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco