• Kontakt
Monday, September 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, por u zhduk pas të shtënave me armë/ Si ndodhi sherri në plazhin grek

09:04 : 14/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Alket Rizai, shqiptari i njohur si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit grek Vasilis Paleokostas dhe i arratisur dy herë me helikopter nga burgu, është përfshirë në një incident me armë zjarri në një bar plazhi në Anavyssos të Athinës, në orët e para të mëngjesit.

Nga analiza e pamjeve filmike, të cilat policia arriti t’i shqyrtojë vonë pasdite, u konfirmua se një nga personat kryesorë të përfshirë në këtë ngjarje ishte pikërisht Alket Rizai, i cili ndodhej jashtë qelisë pasi kishte fituar leje nga Burgu i Domokos.

Kronologjia e ngjarjes nisi rreth orës 05:15 të mëngjesit, kur policia mori një njoftim për të shtëna me armë në vendngjarje. Kur efektivët mbërritën aty, nuk gjetën asnjë person, por vetëm dy gëzhoja dhe njolla gjaku.

Më vonë, autoritetet u njoftuan nga Qendra Shëndetësore e Kalivisë se për ndihmë mjekësore kishin mbërritur dy të plagosur: një 20-vjeçar grek me një plagë nga fragmentet e xhamit në kyçin e këmbës, dhe një 41-vjeçar pakistanez me një plagë plumbi në pulpë. Të dy rezultuan të ishin punonjës të biznesit, të cilët së bashku me pronarin dhanë dëshmi me versione të ndryshme për ngjarjen.

Sipas hetimeve, konflikti nisi kur pronari i lokalit uroi që të ulte muzikën pasi klientët kishin filluar të largoheshin. Në atë moment, Alket Rizai doli në parking dhe e vuri muzikën me volum të lartë në automjet. Pronari doli jashtë për t’i tërhequr vëmendjen nga frika e ndërhyrjes së policisë për zhurmën.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë pranë një lokali në Greqi, dyshohet se është i përfshirë Alket Rizai. Si ndodhi ngjarja

Sherr me thika në Athinë, përleshen 15 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Debati degjeneroi në sherr, ku ndërhynë edhe persona të tjerë të stafit. Gjatë përplasjes, Rizai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka hapur zjarr edhe një shtetas afgan, që dyshohet si pjesë e sigurisë së lokalit, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim. Si pasojë e të shtënave dhe rikoshetit të plumbave, mbetën të plagosur dy punonjësit e lokalit.

Pas ngjarjes, Alket Rizai dhe dy miqtë e tij u larguan me shpejtësi me makinë, ndërsa pronari i biznesit është arrestuar për dhënie të deklaratës së rreme.

Ngjarja ka vënë në lëvizje autoritetet greke, pasi pikërisht sot në mëngjes Alket Rizai kishte afatin e fundit për t’u kthyer në Burgun e Domokos, në të kundërt ai do të shpallet zyrtarisht i arratisur.

Etiketa: Alket RizaiGreqite shtena me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të shtëna me armë pranë një lokali në Greqi, dyshohet se është i përfshirë Alket Rizai. Si ndodhi ngjarja

22:49 : 13/09/2026
AKTUALITET

Sherr me thika në Athinë, përleshen 15 persona, mes tyre edhe shqiptarë

14:25 : 13/09/2026
AKTUALITET

Arratisja e Gentian Çipit në Greqi, gjendet i djegur automjeti i dytë që përdorën bashkëpunëtorët

16:28 : 12/09/2026
AKTUALITET

Arratisja e Gentian Çipit në Greqi, gjendet një prej mjeteve të bashkëpunëtorëve, dyshohet se u aksidentuan

11:50 : 12/09/2026
AKTUALITET

EMRI/ Ky është i burgosuri shqiptar që u arratis në Greqi, u ndihmua nga dy persona të kamufluar si policë

10:18 : 12/09/2026
AKTUALITET

Arratisje spektakolare në Greqi, i burgosuri shqiptar i ikën policisë gjatë transportit për në spital!

08:54 : 12/09/2026
Para

Dronët rusë sjellin luftën deri në Moldavi dhe Rumani

TË GJITHA

Dronët rusë sjellin luftën deri në Moldavi dhe Rumani

09:06 : 14/09/2026

Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, por u zhduk pas të shtënave me armë/ Si ndodhi sherri në plazhin grek

09:04 : 14/09/2026

Arsimi publik falas, por hyrja shtrenjtë! Sa kushton dita e parë e shkollës

08:57 : 14/09/2026

Roskovec/ Pas sherrit, një person plagos me çekiç babain e ish-bashkëjetueses

08:25 : 14/09/2026

Këmbimi valutor, 14 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:20 : 14/09/2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa do të shkojnë temperaturat

08:09 : 14/09/2026

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Shtator 2026

22:59 : 13/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com