
Dita e parë e shkollës ka shkaktuar trafik të rënduar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Unaza e Madhe ka qenë thuajse ‘e paralizuar’ si pasojë e numrit të madh të automjeteve në qarkullim.
Mijëra qytetarë pritën në radhë të gjata për të mbërritur në destinacionet e tyre.
Shkak për këtë trafik të rënduar raportohet të jetë edhe nisja e vitit të ri shkollor ditën e sotme. Versus.al

