• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kërkime për Alket Rizain në Greqi/ Dy persona të arrestuar pas përplasjes me armë pranë një beach bar-i

by Sport Sport
September 14, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kërkime për Alket Rizain në Greqi/ Dy persona të arrestuar pas përplasjes me armë pranë një beach bar-i
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona janë arrestuar nga autoritetet greke pas një incidenti me të shtëna armësh pranë një beach bar-i në Anavisos, në orët e para të së dielës. Ndërkohë, policia vijon kërkimet për të dënuarin shqiptar Alket Rizai, i cili ndodhej jashtë burgut me leje, raporton media greke “Protothema”.

Në pranga ka rënë pronari 41-vjeçar i beach bar-it, i cili akuzohet për dëshmi të rreme, strehim të një personi të përfshirë në vepër penale, pengim të drejtësisë, si dhe nxitje morale në mbajtjen dhe përdorimin e paligjshëm të armëve.

E arrestuar është edhe bashkëshortja e tij 39-vjeçare. Ajo akuzohet për dëshmi të rreme dhe nxitje morale në mbajtjen dhe përdorimin e paligjshëm të armëve.

Si nisi konflikti

Nga përplasja mbetën të plagosur dy persona, një 20-vjeçar grek dhe një 41-vjeçar me origjinë pakistaneze. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë dinamikën e plotë të ngjarjes, përfshirë se kush nxori armën i pari, kush qëlloi dhe nëse pati shkëmbim zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti nisi pasi muzika në lokal u ndërpre për shkak të orarit të vonë. Rizai dhe personat që e shoqëronin ndodheshin fillimisht brenda beach bar-it, por më pas dolën jashtë.

Rizai dyshohet se shkoi drejt automjetit të tij së bashku me disa persona dhe vendosi muzikë me volum të lartë. Pronari i lokalit doli jashtë dhe i bëri vërejtje, çka solli një debat të ashpër.

Sipas informacioneve të hetimit, situata u përshkallëzua dhe Rizai dyshohet se nxori një armë. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që ai të ketë qëlluar, ndoshta në ajër, por ende nuk është përcaktuar me saktësi se si kanë ndodhur të shtënat.

Në konflikt dyshohet se u përfshi më pas edhe një shtetas afgan, i cili mendohet se kishte lidhje me sigurinë e beach bar-it. Sipas hetuesve, ai është thirrur për të ndërhyrë pasi situata ishte përshkallëzuar dhe dyshohet se ka qëlluar në drejtim të Rizait.

Policia vijon kërkimet për Rizain

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja dhe gjurmë gjaku, të cilat po analizohen nga laboratorët kriminalistikë. Autoritetet po marrin dëshmi nga personat që ndodheshin në zonë dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar ngjarjen.

Rizai ndodhej jashtë burgut të Domokosit me leje dhe duhej të kthehej në institucionin e vuajtjes së dënimit mëngjesin e së hënës.

Pas incidentit, autoritetet greke kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij, ndërsa po hetojnë edhe lëvizjet e tij pas përplasjes me armë.

Previous Post

Horoskopi ditor, e hënë 14 shtator 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Kërkime për Alket Rizain në Greqi/ Dy persona të arrestuar pas përplasjes me armë pranë një beach bar-i

Kërkime për Alket Rizain në Greqi/ Dy persona të arrestuar pas përplasjes me armë pranë një beach bar-i

September 14, 2026
Horoskopi ditor, e hënë 14 shtator 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Horoskopi ditor, e hënë 14 shtator 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

September 14, 2026
Nis viti i ri shkollor/ 25 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ja risitë e 2026-2027

Nis viti i ri shkollor/ 25 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës, ja risitë e 2026-2027

September 14, 2026
Parashikimi i motit për sot, 14 shtator 2026/ Temperaturat deri në 31°C

Parashikimi i motit për sot, 14 shtator 2026/ Temperaturat deri në 31°C

September 14, 2026
Të shtëna me armë pranë një lokali në Greqi, dyshohet se është i përfshirë Alket Rizai. Si ndodhi ngjarja

Të shtëna me armë pranë një lokali në Greqi, dyshohet se është i përfshirë Alket Rizai. Si ndodhi ngjarja

September 13, 2026
“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të, qytetarët sfidojnë qeverinë: Rezistenca nuk ndalet

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të, qytetarët sfidojnë qeverinë: Rezistenca nuk ndalet

September 13, 2026
Territorialja ndez përplasjen në Divjakë: “Na tradhtuan, nuk bashkohemi me Lushnjën!”

Territorialja ndez përplasjen në Divjakë: “Na tradhtuan, nuk bashkohemi me Lushnjën!”

September 13, 2026
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë/ Nis marshimi i protestuesve: Rama jep dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë/ Nis marshimi i protestuesve: Rama jep dorëheqjen!

September 13, 2026
Kamera, AI dhe “reforma” e rreme në arsim

Kamera, AI dhe “reforma” e rreme në arsim

September 13, 2026
“Mërgata të na bashkohet”/ Aktivisti Kola: Nga nesër grumbullimi në shesh nis në orën 18:30

“Mërgata të na bashkohet”/ Aktivisti Kola: Nga nesër grumbullimi në shesh nis në orën 18:30

September 13, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL