web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia greke në këmbë/ Alket Rizai shpallet i arratisur

14 Shtator 2026, 09:27, Kronika CNA

Policia greke në këmbë/ Alket Rizai shpallet i arratisur

Shqiptari i njohur, Alket Rizai, i cili vuan prej vitesh një dënim në burgun e Domokos në Greqi, po kërkohet si i arratisur, pasi nuk u kthye sot në qeli siç ishte planifikuar pas skadimit të lejes.

Ngjarja lidhet me nisjen e hetimeve ndaj tij, si të përfshirë në incidentin me të shtëna që ndodhi jashtë një lokali në Anavyssos.

Rizai njihet për revoltat e tij brenda burgjeve greke, por me tepër për arratisjet e bujshme.

Ai u bë më i njohur kur më 4 qershor 2006, u arratis me Vasilis Paleokostas nga burgu i Korydallos me helikopter. Rreth tri vjet më vonë, më 22 shkurt 2009, ai u arratis përsëri me helikopter nga burgu i Korydallosit./CNA

 





Lajmet e fundit nga