Kush është Ron Yeffet dhe çfarë pushteti ka në Shqipëri?
Frika për të mos iu përgjigjur pyetjes kyçe: Kush është Ro...

Të jem i qartë, ngaqë në Shqipëri shpesh debati nis aty ku duhet të mbarojë. Të mbështesësh një muze nuk do të thotë të heqësh dorë nga historitë e tjera; të kritikosh një projekt nuk do të thotë të jesh kundër një populli, një besimi apo një kujtese.
Unë nuk jam kundër ngritjes së një Muzeu Hebraik në Vlorë. Përkundrazi, çdo muze që pasuron kujtesën historike të qytetit dhe vendit është i mirëpritur, nëse ndërtohet me seriozitet, transparencë dhe standarde muzeale.
Por po aq qartë jam pro një muzeu për Labërinë, Çamërinë, për Kosovën dhe për historitë e tjera shqiptare që meritojnë të dokumentohen, të studiohen dhe t'u përcillen brezave.
Dhe jam pro pasurimit e modernizimit të muzeumeve që kemi, sepse nuk mund të pretendojmë se ruajmë kujtesën tonë kombëtare duke i lënë muzeumet të plaken bashkë me vitrinat e tyre.
Problemi për mua nuk është muzeu hebraik por folklorizmi dhe nacionalizmi kallp që shndërron çdo debat publik në një betejë patriotësh kundër tradhtarëve.
Është ajo logjika primitive sipas së cilës, nëse dikush thotë "po" për një projekt, duhet medoemos të ketë thënë "jo" për një tjetër.
Sikur kujtesa historike të jetë një tortë me copa të kufizuara: një pjesë për hebrenjtë, një për Çamërinë, një për Kosovën, dhe kur mbaron njëra, nuk mbetet më për tjetrën.
Jo! Kujtesa nuk është pronë me metra katrorë.
Një shoqëri serioze nuk trembet nga shumëllojshmëria e historive të saj. Ajo i vendos ato në dialog.
Ne mund të tregojmë historinë e hebrejve në Vlorë e Shqipëri (ku hebrejtë ishin pjesë e qenësishme e jetës sonë ekonomike, kulturore e historike) dhe njëkohësisht historinë e Çamërisë. Mund të nderojmë shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të flasim pa frikë për dëbimet, vuajtjet dhe padrejtësitë që kanë përjetuar shqiptarët. Mund të kujtojmë Kosovën dhe njëkohësisht të dokumentojmë historinë e komuniteteve të tjera që kanë jetuar në hapësirën shqiptare.
Nuk ka asnjë kontradiktë këtu.
Kontradikta qëndron vetëm kur historia përdoret si armë politike.
Dhe këtu duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm: sa herë një muze propozohet, dalin menjëherë "analistët" e Facebook-ut, hartuesit e teorive konspirative dhe patriotët me tastierë që zbulojnë prapaskena ndërkombëtare pa pasur lexuar as një dokument.
Një muze nuk ndërtohet me thashetheme.
Historia nuk shkruhet me britma.
Dhe patriotizmi nuk matet me numrin e konspiracioneve që mund të shpikësh brenda një dite.
Nëse kemi kundërshtime për vendndodhjen, financimin, përmbajtjen, mënyrën e kurimit, transparencën apo përdorimin e hapësirës publike, t'i diskutojmë seriozisht. Me dokumente, argumente dhe standarde.
Por të mos e kthejmë Vlorën në një skenë ku çdo projekt kulturor interpretohet si komplot dhe çdo pyetje si tradhti.
Vlorës i duhen më shumë muzeume, jo më shumë histeri.
I duhet një muze hebraik, nëse ai dokumenton me dinjitet një pjesë të historisë së qytetit.
I duhet një muze për Çamërinë.
I duhet një hapësirë serioze muzeale për Kosovën (veç asaj ekzistuese) dhe historinë kombëtare.
I duhen muze të modernizuar, arkiva të digjitalizuara, ekspozita bashkëkohore dhe histori të treguara me dokumente, jo me legjenda.
Një qytet që respekton historinë e vet nuk ka frikë të tregojë të gjithë historinë.
Këtu është ndryshimi mes kujtesës dhe folklorit:
Kujtesa kërkon të vërtetën.
Folklori kërkon duartrokitje.
Unë zgjedh të parën.
Frika për të mos iu përgjigjur pyetjes kyçe: Kush është Ro...
Kur më tha motra, vëlla, erdhi koha ta falim gjyshin, kërc...
Kompania e prodhimit të mjeteve ushtarake “Made in Albania...
Si sot 27 vjet është vrarë Azem Hajdari. Në një natë të zy...
Në Shqipëri kemi zgjidhur më në fund problemin 35-vjeçar t...
Ish-zëvendësministri i Ramës që mbronte trafikun e drogës ...
Jo vetëm si "bashkëprotestues në distancë" (për arsye obje...
Shoqet gra – deputete të grupit kuvendar të Partisë Social...
Edgar Morin shkruan:"Problemi nuk është se nuk ishe i arsi...
“Rrjeti”, dmth njerëzit, reaguan sot masivisht lidhur me a...
Krimet që u kryen nga xhelatët stalinistë me emrin shqipta...
Zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale ësh...
Po Abedini ku ushqehet? ..... Se burri gjori dhëntë zoti ...
Më 11 shtator është ditëlindja ime. Mbush një vit si minis...
Thuhet se perandori romak Kaligula kishte një kalë të quaj...
IDIOTËSIA NUK KA NEVOJË TË JUSTIFIKOHET Fakti është më sh...
Një apartament i ri, një llogari bankare që rritet, një kr...
Dua të ndaj me ju një hall të madh. Por fillimisht po ju t...
Video që ajo kishte përgatitur për t'i dhënë ndihmën e fun...
Një leksion të gjatë etike mbajti sot Edi Rama, ku zbuloi ...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Pak ditë më parë pranë redaksisë së CNA ka mbërritur një d...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shqiptari i njohur Alket Rizai, i cili vuan prej vitesh nj...
Një plagosje është regjistruar në fshatin Suk të Roskoveci...
Një incident me të shtëna është shënuar jashtë një lokali ...
Tre arrestime u kryen nga oficerët e policisë greke, pas n...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe pa r...
Komisioni Europian pritet ta ashpërsojë më tej politikën e...
Autoritetet filipinase thanë se mund të duhen javë ose mua...
Zgjedhjet e përgjithshme në Suedi mbeten shumë të ngushta ...
Një dron rus ka goditur një tren pranë kufirit Ukrainë-Pol...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...