Dita e sotme përkon me ditën e parë të vitit të ri shkollor, një moment shumë i rëndësishëm sidomos për fëmijët që nisin një ndër etapat më me rëndësi të jetës së tyre, atë të arsimimit. Urime të shumta kanë ardhur nga figura të njohura të politikës, të cilët u kanë uruar vogëlushëve dhe të gjithë nxënësve vitin e ri shkollor.
Në mesin e politikanëve që kanë uruar fëmijët për rikthimin e tyre në bankat e shkollës, është dhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila ka ndarë një foto krah vogëlushes Bela, të cilën e uron për këtë hap të rëndësishëm të jetës së saj. Më tej deputetja socialiste vijon me urimin për rrugëtimin e ri të të gjithë fëmijëve për të cilët uron që shkolla të jetë për ta vendi ku do të fitojnë dije, do të krijojnë miqësi dhe do të ndërtojnë, hap pas hapi, ëndrrat për të ardhmen.
“Për mua, dita e parë e shkollës ka qenë gjithmonë një nga ato ditë që mbeten gjatë në zemër. Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, e shoqërova Belen në shkollë.
Ndoshta fëmijët e përjetojnë me kureshtje dhe emocion një fillim të ri, por besoj se ne prindërit e përjetojmë edhe më fort. Ka diçka të veçantë në atë moment kur i sheh të largohen pak nga dora jote dhe të hedhin një hap tjetër në rrugën e tyre.
Sot pashë nëna me sytë e mbushur me lot gëzimi dhe baballarë që i shoqëronin fëmijët e tyre me një vështrim plot krenari. Pastaj, secili kthehet në punën e tij, në ritmin e përditshëm, por me një ndjesi të bukur përmbushjeje: ia dolëm edhe një vit” shkruan Balluku në postimin e saj.
Postimi i plotë:
25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Për mua, dita e parë e shkollës ka qenë gjithmonë një nga ato ditë që mbeten gjatë në zemër. Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, e shoqërova Belen në shkollë.
Ndoshta fëmijët e përjetojnë me kureshtje dhe emocion një fillim të ri, por besoj se ne prindërit e përjetojmë edhe më fort. Ka diçka të veçantë në atë moment kur i sheh të largohen pak nga dora jote dhe të hedhin një hap tjetër në rrugën e tyre.
Sot pashë nëna me sytë e mbushur me lot gëzimi dhe baballarë që i shoqëronin fëmijët e tyre me një vështrim plot krenari. Pastaj, secili kthehet në punën e tij, në ritmin e përditshëm, por me një ndjesi të bukur përmbushjeje: ia dolëm edhe një vit.
Ia dolëm t’i shoqërojmë, t’u qëndrojmë pranë, t’i rrisim dhe t’i çojmë një hap më tej në rrugën e tyre drejt dijes dhe së ardhmes.
Sot, për 25 mijë fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, nis një etapë e re dhe shumë e rëndësishme e jetës së tyre.
Uroj që shkolla të jetë për ta vendi ku do të fitojnë dije, do të krijojnë miqësi dhe do të ndërtojnë, hap pas hapi, ëndrrat për të ardhmen.
Gëzuar ditën e parë të shkollës!

