Sulmohet nga dronët anija ruse në Detin e Zi, zjarr dhe tre marinarë të plagosur në portin e Novorossiysk

14 Shtator 2026 | 09:42

Tre marinarë u plagosën në një sulm me dron ndaj një anijeje mallrash ruse në portin e Novorossiysk, në një incident tjetër që nxjerr në pah ekspozimin në rritje të anijeve tregtare ndaj operacioneve ushtarake në Detin e Zi.

Sipas një përditësimi sigurie nga EOS Marine, transportuesi me flamur rus ” Matros Koshka “thuhet se u godit më 12 shtator 2026, ndërsa ishte i ankoruar në Novorossiysk, Rusi.

Sulmi shkaktoi dëme në superstrukturën e anijes, veçanërisht në urën e navigimit, në ambientet e banimit dhe në kabinat e ekuipazhit. Gjithashtu shpërtheu një zjarr, i cili u vu nën kontroll me ndihmën e autoriteteve portuale.

Tre anëtarë të ekuipazhit u plagosën dhe u dërguan në spital. Përditësimi nuk jep informacione të mëtejshme mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Deri dje, “Matros Koshka” mbeti e palëvizshme në port, duke pritur përfundimin e inspektimit të dëmit dhe lëshimin e udhëzimeve të reja. EOS Marine vlerëson besueshmërinë e informacionit mbi incidentin si të lartë.

Pas sulmit të ri, rekomandohet që anijet që operojnë në zonën më të gjerë të mbajnë mbikëqyrje të shtuar vizuale dhe radari në bazë 24-orëshe. Në të njëjtën kohë, zonat e akomodimit duhet të mbrohen në përputhje me udhëzimet e dhëna, ndërsa çdo aktivitet i dyshimtë duhet të raportohet menjëherë tek autoritetet kompetente të sigurisë detare.

Theks i veçantë i vihet gjithashtu monitorimit të sistemeve lokale të paralajmërimit për kërcënimet ajrore, pasi rreziku i sulmeve me dronë ose raketa endenëse mbetet i lartë në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rinovimet në Pallatin e Buckinghamit, zbulohen sende që datojnë që nga vitet 1800 (FOTO)

Një palë çizme të vjetra me gozhda dhe një prerje gazete që daton gati 140 vjet më parë janë ndër një objektet e zbuluara gjatë...
11:04 | 14/09/2026

Kallas për sulmin rus ndaj trenit pranë Polonisë: Qëllimi është të trembë vendet që mbështesin Ukrainën

Sulmi i djeshëm me dron rus ndaj një treni në kufirin e Ukrainës me Poloninë, anëtare të NATO-s, kishte për qëllim të trembte vendet perëndimore...
10:46 | 14/09/2026

Sulmi ndaj bazës me 3 viktima, Trump hedh poshtë raportin se Kina i ka dhënë informacione të inteligjencës Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë raportet se subjektet kineze i kishin furnizuar Iranit imazhe satelitore të një baze ushtarake përpara se një sulm...
10:33 | 14/09/2026