Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

FOTO-LAJM/ Statuja e Charlie Kirk lyhet me bojë të kuqe, imitohet shenja e gj*kut pasi u vra, aleatit të Trump i vendoset edhe kryq në fytyrë

Shkruar nga Newsbomb
FOTO-LAJM/ Statuja e Charlie Kirk lyhet me bojë të kuqe, imitohet
Statuja e Charlie Kirk

Një statujë e aktivistit të ndjerë të krahut të djathtë Charlie Kirk në selinë e Turning Point USA në Phoenix të Arizonës. Në fotot e qarkulluara në rrjet duket se statuja është lyer me bojë të kuqe në formë “spray”.

Në staujë është vendosur një kryq në fytyrën e Kirk, si edhe një njollë e madhe në qafën e tij, aty ku edhe u qëllua për vdekje, në 10 shtator të vitit të kaluar. Po ashtu një “fytyrë e mërzitur” është vizatuar në të.

Sipas raportimeve një poster përkujtimor i vendosur pranë statujës është vandalizuar po ashtu.

“Ne do ta restaurojmë statujën dhe do të zëvendësojmë tabelat, por po shqyrtojmë gjithashtu pamjet filmike të incidentit dhe po punojmë me forcat e ligjit për të identifikuar se kush e bëri këtë dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës”, tha Turning Point USA në një deklaratë.

Statuja 2.5 metra e lartë u instalua më 10 shtator, në përkujtim të 1 vjetorit të vrasjes së Charlie Kirk, i cili kujtijmë se qe një aleat kyç i presidentit Donald Trump.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese