Rajoni

Pas betimit në Kuvend, mbahet mbledhja e parë e Qeverisë “Kurti IV”!

Qeveria e re e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, sot mban mbledhjen e saj të parë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mbledhja e parë e Qeverisë Kurti IV fillon në orën 10:00 dhe mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Kjo është mbledhja e parë e kabinetit të ri qeveritar pas zgjedhjes së Qeverisë Kurti IV. Kabineti i ri qeveritar u betua dje në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku pro qeverisë së re votuan 62 deputetë.