• Kontakt
Monday, September 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përmbytja në Elbasan/ Kryebashkiaku Gledjan Llatja shkurton Fondin e Emergjencës për godina

10:05 : 14/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një rrebesh i shpejtë shiu këtë fundjavë, pas një vere shumë të nxehtë, përmbyti tërësisht rrugët e Elbasanit, duke nxjerrë në pah menaxhimin e dobët publik nga Bashkia e qytetit.

Për një trill interesant, akset rrugore u bënë të pakalueshme për orë të tëra, vetëm pak ditë pasi socialistët në Këshillin Bashkiak miratuan një projekt kontrovers të kryebashkiakut Gledjan Llatja, për shkurtimin e Fondeve të Emergjencës.

Në foto: Pamje nga rrugët e përmbytura në Elbasan (12 shtator 2026)

Në mbledhjen e datës 10 shtator 2026, Këshilli shqyrtoi kërkesën e Bashkisë për “Përdorimin e një pjese të Fondit të Emergjencave për ndërtimin e një stacioni të ri zjarrëfikës”. Fondi që merrej nga paratë e destinuara për Emergjencat ishte 10.2 milionë lekë të reja ose më shumë se 110 mijë euro, sipas kursit aktual.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në aksin Bradashesh-Peqin, humb jetën 70-vjeçari

Përmbytjet në Elbasan, banorët kërkojnë ndihmë: Na gjeni strehim

Në Relacionin e hartuar nga zyra e kryebashkiakut Llatja thuhej se ky ndryshim destinacioni të fondeve propozohet “në kuadër të masave për forcimin e kapaciteteve vendore për parandalimin, përgatitjen dhe përballimin e situatave të emergjencave civile dhe rritjen e gatishmërisë për përballimin e situatave të zjarreve…”.

Në projektin e Bashkisë së Elbasanit parashikohet ngritja e një stacioni të ri zjarrëfikësesh në zonën e Bradasheshit.

Në foto: Relacioni i Bashkisë Elbasan për zvogëlimin e Fondit të Emergjencave

Opozita e djathtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit e kundërshtoi këtë projekt të kryebashkiakut Gledjan Llatja. Duke e vlerësuar ngritjen e një stacioni zjarrëfikësish si të domosdoshëm, këshilltarëve opozitarë u shprehën tërësisht kundër shkurtimit të Fondeve të Emergjencës për këtë projekt të ri.

Kryetarja e këshilltarëve opozitarë, Bianka Çopja, deklaroi në mbledhje se grupi që ajo përfaqëson mbështet idenë e forcimit të kapaciteteve për zjarrëfikësit, megjithatë, vendimi për shkurtimin e Fondeve të Emergjencës është një veprim tërësisht i pamatur dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Elbasanit.

“Duhet të jemi të qartë se nuk jemi kundër ndërtimit të një stacioni zjarrëfikës, por jemi kundër të përdorimit të fondit të Emergjencave për rikonstruksion apo ndërtim godine. Fondi i Emergjencave Civile ka një qëllim shumë të qartë-të përdoret në situata emergjente dhe jo për mungesë të planifikimit të Bashkisë për ndërtime”, tha Çopja gjatë një debati me kryebashkiakun Llatja.

Në foto: Këshilltarja opozitare, Bianka Çopja, kundërshtoi uljen e Fondit të Emergjencave

Më tej, ajo theksoi se, nëse ndërtimi i një godine të re për zjarrëfikësit ka qenë e nevojshme, “Bashkia duhet ta kishte planifikuar këtë ndërtim që në kohën e hartimit të Buxhetit për vitin 2026”.

Duke vijuar me kundërshtinë e saj, kryekëshilltarja opozitare Çopja i sugjeroi Bashkisë që “ta shtyjmë miratimin e këtij projekti për vitin e ardhshëm, duke qenë se edhe viti aktual po mbaron. Në dhjetor planifikohet buxheti i ri. Ndaj, nuk kemi pse prekim fondin e Emergjencave Civile, sepse nuk mund si rubrikë buxhetore, sa herë Bashkisë i duhet një investim i ri”.

Çopja u bëri thirrje këshilltarëve socialistë që “të mos e prekin fondin e emergjencës, pasi, përballë një situate të vështirë, Elbasani nuk do të ketë mundësinë të përballojë asnjë problematikë madhore”.

Qëndrimi dhe thirrja e opozitës nuk ndikoi aspak në vendimmarrjen e këshilltarëve socialistë, të cilët miratuan me shumicën e votave projektin e Bashkisë për të shkurtuar me plot 110 mijë euro Fondin e Emergjencave Civile, një vlerë që është më shumë se një e katërta e fondit vjetor për këtë fushë.

Pasojat e vendimmarrjes së këshilltarëve të shumicës u panë qartë gjatë fundjavës, sidomos ditën e shtunë, kur disa minuta shi, përmbytën tërësisht rrugët e qytetit. Me dimrin e pritshëm, qyteti i Elbasanit pritet të përballet me situata akoma më të vështira, ndërkohë që mbetet për t’u parë se sa do të jenë të mjaftueshme fondet që ka Bashkia për Emergjencat Civile.

Etiketa: Bianka Çopjaelbasanfondi i emergjencesGledian Llatjapermbytje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Bradashesh-Peqin, humb jetën 70-vjeçari

12:01 : 14/09/2026
AKTUALITET

Përmbytjet në Elbasan, banorët kërkojnë ndihmë: Na gjeni strehim

18:16 : 13/09/2026
AKTUALITET

Rritet dhuna ndaj grave në Elbasan, dyfishohet numri i atyre që kërkojnë urdhër mbrojtjeje

15:41 : 13/09/2026
AKTUALITET

Stuhia në Elbasan/ Përmbytet qyteti, dhjetëra banesa e makina nën ujë

09:01 : 13/09/2026
AKTUALITET

Rrebesh shiu e stuhi në Elbasan, përmbyten rrugët

15:29 : 12/09/2026
AKTUALITET

92 familje pa ujë të pijshëm në Fushë Buall, banorët: Punimet e hidrocentralit devijuan burimet

16:54 : 10/09/2026
Para

Rregullorja e GJKKO-së për mediat në Kushtetuese! AGSH depoziton padinë, kërkon shfuqizimin

TË GJITHA

Berisha: Ka tension mes Ramës dhe Ballukut, shkak arrestimi i Gys Agasit

13:52 : 14/09/2026

Aksident në aksin Fier-Mallakastër, tre të plagosur

13:37 : 14/09/2026

Kapen 41 kg kokainë në Portin e Durrësit, droga fshihej në një kontejner me mish pule

13:23 : 14/09/2026

“Afera KAYO godet procesin e integrimit”, Tabaku: “Sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane

13:16 : 14/09/2026

Seanca në Gjykatën e Lartë/ Nuk gjykohet kryebashkiaku, por individi Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion

13:15 : 14/09/2026

VIDEO skandaloze/ Efektivi ‘kamikaz’ i ‘Shqiponjave’ godet me grusht në bark qytetarin e prangosur

13:03 : 14/09/2026

“Do të vras, këtë ta garantoj”/ Kërcënohet me vdekje gazetari Stafa, AGSH kërkon hetim

13:01 : 14/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com