‘Ministrat, kukulla të Ramës’, Mziu: Jo më kot kryeministri përzgjedh persona anonimë

09:45, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Institucionet më të rëndësishme po drejtohen nga persona anonimë, pa asnjë profil apo background politik dhe profesional, të cilët funksionojnë thjesht si vegla njëpërdorimshe në duart e kryeministrit.

Këtë konstatim dha deputeti i PD, Xhelal Mziu, i cili në një intervistë për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Ssyri Tv, tha se një nga institucionet më të përfolura Ministria e Brendshme, vetëm në 13 vitet e fundit ka ndërruar 9 ministra, tre prej të cilëve vetëm gjatë vitit të fundit.

Sipas tij, këto figura zgjidhen enkas për të qenë thjesht zbatues urdhrash dhe fasadë publike, duke u kujtuar vetëm për gafa apo deklarata në funksion të propagandës qeveritare.

Është e vërtetë që është, është një person i cili nuk ka asnjë lloj background-i. Nuk ka një background politik, nuk ka një background profesional. E për pasojë, përveçse lidhjeve po themi të ish-diktaturës në të cilën, si nip i xhunglinjve, sepse ju e dini shumë mirë që Rama përzgjedh persona të cilët janë të 99-shit apo që kanë qenë eksponentë kryesorë të shoqërisë civile 50-vjeçare. Pra, përveçse një lidhje po themi organike me sistemin e kaluar nuk ka asnjë gjë. Dhe ndërkohë ju e keni parë dhe vetë dhe në ushtrimin e funksionit të Ministrit të Drejtësisë ishte thjesht një fasadë.

Po e njëjta gjë ndodhi pavarësisht pompozitetit që ai dha para gjashtë muajsh në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, po në memorien e çdo qytetari ai ka ngelur vetëm thjesht një ministër që nganjëherë konsiderohej si një zëdhënës i Partisë Socialiste me deklaratat e tyre duke etiketuar po themi protestuesit që ishin me kapuç, apo një ministër që bënte lojëra të ulëta po themi duke bërë vizita të policëve në spitale dhe për pasojë pas 20 minutash e shikoje të njëjtin polic që ishte në shërbim. Pra, ishin ca manovra ordinere si dhe vetë niveli i ministrit.

Unë besoj që të gjithë ministrat janë thjesht kukulla, sepse jo më kot kryeministri shkon e përzgjedh persona anonimë. Jam i sigurt që dhe vetë kryeministrit nëse do ta pyesësh se kush kanë qenë ministrat gjatë këtyre 13 viteve apo 14 viteve, jam i sigurt që nuk do t'i dijë ashtu siç nuk i dinë. Pra çfarë do të thotë, që përveç Saimir Tahirit që mund të kujtohet po themi si ministër, të tjerët i ka përdorur thjesht si persona të cilët kanë qenë kalimtarë. Ju kujtoj që në këto 13 vite kanë qenë 9 ministra, apo po vetëm vitin e fundit janë 3 ministra që kanë qenë në Ministrinë e Brendshme. Pra çfarë do të thotë që absolutisht ky nuk tenton për të patur një person që të luajë rolin e ministrit, po tenton për të patur një vegël, ose një ministër njëpërdorimsh që të bëjë ashtu siç thotë kryeministri. Dhe nuk besoj që është barra e ministrave, por luajnë rolin e tyre. Dhe po ta shohësh dhe atë golin që bëri ministri duke dhënë 9.6 milionë euro për RON-in.

Pra çfarë do të thotë, që ishte thjesht një zbatues i urdhrit të kryeministrit dhe për pasojë pastaj i duhej për ta patur në stolin e kryeministrisë dhe jo për ta patur ministër. Po e njëjta gjë, aq e çoroditur është kjo qeveri saqë nuk arrin të koordinojë po themi dhe një ndryshim po themi të qeverisë, por para një jave ju e dini shumë mirë që u largua një tjetër ministre. Dhe nuk është se u largua po themi kështu aksidentalisht, por ju e patë që ishte një tjetër tender me 48.5 milionë euro i cili iu dha një personi të lidhur me kryeministrin ose me bashkëshorten e kryeministrit. Pra, dhe që duhej që ajo të mos e firmoste se siç duket duhet të ketë patur ose do të ketë patur pasoja, ose mund të cënonte po themi atë interesin e kryeministrit apo personave të lidhur me kryeministrin. Kështu që u gjet një tjetër ministër kukull për ta zëvendësuar.

Pra, ajo çfarë unë dua të them është që kryeministri gjatë këtyre viteve ka tentuar për të futur njerëz anonimë, njerëz të cilët janë thjesht veglat e tij dhe barrën në përgjithësi për secilin nga këto e merr e ka kryeministri. Pra nuk është faji i një ministri i cili akoma pa ngrohur karrigen ikën, apo që nuk komandon ministri po komandojnë grupet kriminale, apo komandon po themi drejtori i policisë që po prapë kanë përsipër grupet kriminale dhe ndërkohë kryeministri. Pra janë thjesht zëvendësues ministrat, midis kryeministrit, grupeve kriminale apo kompanive të cilat kanë interesa financiare në mes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco