Sot ka nisur viti i ri shkollor edhe në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Babamusta” në Kavajë. Oborri i shkollës është mbushur me fëmijë, lule dhe buzëqeshje, ndërsa nxënësit janë takuar me emocion me shokët dhe shoqet e klasës pas pushimeve verore.
Me lule në duar, fëmijët kanë uruar mësueset e tyre në këtë ditë të veçantë, duke përcjellë emocionet e fillimit të një tjetër viti shkollor.
Një vëmendje të veçantë kanë pasur nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, për të cilët kjo ditë shënon nisjen e një etape të re.
Në këtë ditë të parë të shkollës, nxënësit janë përshëndetur edhe nga kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, i cili u ka uruar të gjithë fëmijëve një vit të mbarë shkollor, me rezultate të mira dhe suksese, duke i kushtuar një urim të veçantë vogëlushëve që nisin për herë të parë rrugëtimin e tyre në shkollë.
© SYRI.net
Durrës/ Gjimnazi 'Gjergj Kastrioti' i mbyllur prej 7 vitesh! Në Fllakë fëmijët mësim në klasat pa xhama e mes ferrave
Vlonjatët po ikin nga Vlora/ Më pak nxënës në klasën e parë, në bankat e shkollës dhe fëmijë ukrainas
Pesimizmi, dashuria dhe paratë – Ja çfarë kanë rezervuar yjet në këtë 14 shtator